Merkel, duke mos përmendur Trumpin me emër, tha se “kushtet globale po ndryshojnë në mënyrë dramatike dhe të shpejtë”.
“E dimë se jemi së bashku në përballjen me rrezikun e terrorizmit islamik dhe vetëm së bashku mund ta shmangim këtë rrezik”, tha mes tjerash Merkel.
Trump ka shqetësuar aleatët tradicionalë evropianë me disa plane radikale politike. Ai e ka cilësuar NATO-n si të vjetëruar, ndërsa ka thënë se mund të heqë dorë nga marrëveshja e planifikuar e tregtisë transatlantike.























