Historia e një 15-vjeçareje shqiptare në fushën e shëndetësisë në Greqi ka tronditur opinionin publiK, teksa ajo rrëfen se është shfrytëzuar seksualisht kur ishte 12 vjeç.
Në dosjen e Gjykatës janë 20 persona që akuzohen për rrëmbim të fëmijëve, prostitucion me të mitur dhe posedim droge. Shqiptarja e identifikuar si B. tregon historinë me biznesmenin grek në fushën e shëndetësisë, i cili zotëron farmaci dhe depo farmaceutike.
“Unë shkova te biznesmeni. U takuam te një klub nate tepër i njohur në Poseidon. Me një makinë luksoze shkuam në shtëpinë e tij. Hyri në xhakuzi, mori përpara një pjatë me kokainë. Herën e parë që bëmë seks ai më dha 900 Euro.
Më tha se nëse qëndroja gjatë me të, do më vendoste 50-100 mijë Euro në llogari bankare. Pastaj vuri një këngë që fliste për spartanët dhe më tha se ne jemi spartanë”, rrëfen 15-vjeçarja shqitare që jeton në Greqi.
Ajo jetonte me të ëmën dhe motrën 20-vjeçare, ndërsa i ati jetonte vetëm dhe shumicën e kohës ishte i dehur. Për 3 vite me radhë, 15-vjeçarja është shfrytëzuar seksualisht në hotele të njohura dhe në vende me biznesmenë.















