Viti i ardhshëm nuk do të gjejë më policë rrugorë nëpër kryqëzimet e kryeqytetit. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Gjatë diskutimit në parim të projektligjit për buxhetin e Ministrisë së Brendshme, ministri Tahiri siguroi se në fillim të viti të ardhshëm do të realizohet projekti për monitorimin e luftës kundër korrupsionit brenda Policisë së Shtetit dhe transparencën te qytetarët, duke vendosur kamera në çdo kryqëzim dhe semafor. “Do të realizojmë projektin për kamerat rrugore. Nuk do të ketë më policisë statikë që rrinë nëpër kryqëzime. Do çlirojmë policët nga debati me qytetarët: ishte e kuqe apo portokalli. Këtë barrë do e marrë teknologjia. Kemi filluar që këtë vit me përmirësimin e kushteve të infrastrukturës dhe teknologjisë në Policinë e Shtetit, kjo nga mjetet, nga pajisjet personale të punonjësve të Policisë, te mjetet teknologjike siç janë kamera dhe mjete të tjera monitoruese të cilat shërbejnë, nga njëra anë për të luftuar korrupsionin brenda Policisë së Shtetit dhe nga ana tjetër për të garantuar qytetarët mbi sjelljen e punonjësve të Policisë, mbi praktikat potenciale korruptive të punonjësve të policisë apo sjelljen e gabuar ose sjelljen e keqe, duke garantuar kështu të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, deklaroi Tahiri. Zyrat unike Ministri i Brendshëm tha se ka filluar procesi për krijimin e zyrave unike të shërbimit në Policinë e Shtetit. “ Kemi filluar një proces tërësor të krijimit të zyrave unike të shërbimit në Policinë e Shtetit, për të krijuar perceptimin e duhur tek qytetarët për Policinë e Shtetit si shërbim, ndaj qytetarëve, duke eliminuar burokracinë, duke eliminuar praktikat korruptive dhe duke krijuar mundësinë që qytetarët të marrin një shërbim cilësor dhe modern pranë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në tërësi”, tha Tahiri, ndërsa shtoi se duke nisur nga muaji janar, do të nisi zbatimi i projektit për komisariatin dixhital. “Dhe gjithashtu nga janari nis zbatimi i projektit për komisariatin dixhital duke krijuar hapësirën e nevojshme për akses të lehtë dhe të shpejtë të qytetarëve pranë shërbimeve të Policisë, jo vetëm për shërbimet administrative që jep policia, por edhe për shërbimet policore. Duke filluar me këtë shërbim në zyrat e shërbimit unik pranë drejtorive dhe komisariateve të policisë por duke shkuar deri tek telefoni i çdo qytetari apo kompjuteri i shtëpisë dhe i zyrës prej nga ku mund të aksesohet, porta e komisariatit dixhital dhe mund të marrësh shërbimet qofshin këto administrative, apo qofshin policore për denoncim, për kallëzim, për informacion lidhur me policinë e kështu me radhë, duke u munduar që policinë ta bëjmë një mik të qytetarëve dhe duke e bërë një mik të qytetarëve të ndershëm, sigurisht e kemi bërë një mjet represiv ndaj atyre që kapërcejnë kufijtë e ligjit apo shkelin ligjin”, theksoi ai.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















