• Latest
  • Trending
  • All

Hipotekat e Hillari Klintonit

14/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Hipotekat e Hillari Klintonit

14/04/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Gero Schliess

Përse do të bëhet presidente Hillary Clinton? Në sfondin e spekulimeve të gjata mbi kandidaturën e mundshme të saj, kjo pyetje ka mbetur në plan të dytë. Ndërsa tani, që ajo më në fund e deklaroi zyrtarisht këtë, papritur krijohet një zbrazëti. Sepse as nga videomesazhi i saj për nisjen e fushatës nuk del e qartë se përse ish-first lady, senatorja dhe ministrja e Jashtme, në moshën 67-vjeçare do të hyjë në luftën e ashpër elektorale për postin më të lartë.

Një ngjarje natyrore e dhënë nga Perëndia? Këtë ajo duhet ta bëjë shumë shpejt të qartë, edhe pse ndërkohë duket sikur gjithçka flet për të dhe se presidenca e saj u vjen amerikanëve si një ngjarje natyrore e dhënë prej Perëndisë. Sigurisht, Hillary Clinton do të angazhohet për shtresën e mesme.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Një gjë e tillë është popullore, edhe presidenti Obama e premton këtë vazhdimisht. Por ai nuk ka mundur ta parandalojë, që në SHBA pikërisht kjo shtresë thuajse nuk ekziston më, e mbytur prej krizës financiare dhe pasurive të patundshme, nga të ardhurat në stanjacion, rritja e vazhdueshme e kostove të arsimit dhe jetesës e shumë arsye të tjera. Edhe përbetimi i Klintonit për barazinë e shanseve është një kushtrim i vjetër beteje në fushatat elektorale amerikane, një mesazh ky që mund ta pranojë edhe çdo republikan.

Ndërkohë që më kot kërkon të gjesh kontribute të saj lidhur me sulmet brutale të policisë dhe diskutimin aktual racor. Madje ajo nuk e ka shoqëruar aspak publikisht kthesën marramendëse shoqërore që shkaktoi në SHBA fitorja e së drejtës për martesa brenda gjinisë. Ajo nuk është pozicionuar as për temat “e mprehta” siç është rregullimi i tregjeve financiare.

Që Hillary Clinton në vigjilje të kandidaturës së saj iu shmang çdo fiksimi përmbajtësor, kjo nuk e ka dëmtuar partinë. Përkundrazi: Clinton duket thuajse e mbifuqishme, ajo e ka manovruar veten në mënyrë të rafinuar duke dalë në Pole-Position. Konkurrentë brenda partisë as që duken në skenë.

Por ndoshta në luftën për kandidaturën presidenciale ajo përbën vet një rrezik për veten e saj. Clinton nuk konsiderohet si e fortë për fushata. Ajo bën gabime, kur ndodhet nën presion, siç ndodhi edhe së fundi me pozicionimin ndaj aferës për përdorimin e një llogarie private e-maili në kohën që ishte ministre e jashtme.

Ose edhe gjatë turit të reklamës për autobiografinë e saj, gjatë të cilit ajo fliste pa sensibilitet lidhur me paratë dhe pasurinë. Humbja në garën e parë elektorale presidenciale kundrejt të panjohurit Barack Obama e ka prekur thellë atë. Ajo nuk është çliruar ende prej kësaj e siç duket kjo po e karakterizon edhe tani fushatën e saj. Me John Podestan Clinton ka tërhequr një profesionist politik si menaxher të fushatës elektorale.

Ishte ai, që i mbajti timonin edhe bashkëshortit të saj Bill për të dalë prej aferës Lewinsky dhe po ai ndihmoi Barack Obaman që të stabilizojë presidencën e tij. Podesta fillimisht ka ndërmarrë korrektura kozmetike. Për t’u çliruar prej imazhit të një teknokrateje të akullt të pushtetit, pas lindjes së mbesës së saj Clintoni e prezanton veten në publik si një gjyshe e dashur.

Krejt si rastësisht me këtë ajo u paraprin pyetjeve mbi moshën e saj, gjë që mund të jetë një hipotekë. Mbifuqinë mbytëse të aparatit të fushatës së saj, që në vitin 2008 pati efekt tronditës, Clinton do ta fshehë në harresë, duke iu shmangur fillimisht mitingjeve të mëdha dhe duke iu drejtuar zgjedhësve në dhomat e ndjenjës e në kuzhina.

Por detyra herkuliane ende s’ka nisur: Clinton dhe ekipi i saj duhet t’i venë tani gishtin kokës nisur nga fakti, që shpallja e kandidaturës nuk shkaktoi ndonjë stuhi entuziazmi në vend – e kjo pavarësisht rezultateve të mira në sondazhe. Në sfondin e mungesës së alternativave shumë konsiderojnë më mirë të keqen më të vogël, se sa gruan e madhe të shtetit.

Por e rrezikshme për të mund të jetë edhe velja e përhapur tashmë kundrejt establishmentit politik, në të cilin ajo konsiderohet si protagonistja më e njohur. Forca e saj si një politikane me përvojë dhe e sprovuar është njëkohësisht edhe dobësia e saj. Është e vështirë të përfytyrosh, se pas më shumë se 25 vjetësh në skenën politike ajo mund të ketë impulse për diçka të re.

E pikërisht kjo është tani më e rëndësishmja: Hillary Clinton duhet të rigjejë vetveten, bashkë me ekipin e saj ajo duhet të zhvillojë mesazhe bindëse dhe të bëjë të qartë, se përse ajo do ta provojë sërish. Në këtë kontekst disavantazh është, që ajo ka qenë një ministre e jashtme e mirë, por në temat vendimtare të politikës së brendshme si ekonomia, politika e shëndetësisë apo siguria e brendshme, ajo ka treguar pak kompetenca.

Republikanët nga ana tjetër hyjnë me vetëdije dhe me shumë para në luftën elektorale. Ndonëse kandidatët për president që nga Ted Cruz e deri tek Rand Paul kanë pozicione radikale për tema të patrajtuara, ata mund të jenë të rrezikshëm për Clintonin. Sepse ata mobilizojnë në fushatën paralele të tyre “Stopp Hillary” reminishencat “kundër atyre në Uashington” duke e spostuar Clintonin në skaj të historisë si të prapambetur dhe një lloj Obama-light. Megjithatë zgjedhjet nuk fitohen atje, ato humbasin atje. Clinton ende nuk e ka bindur shumicën e amerikanëve. Asaj i duhet të luftojë ashpër për biletën në shtëpinë e bardhë. Gara do të jetë interesante.

Previous Post

Bashkimi i popullit të ndarë

Next Post

Armenët, masakra e së shkuarës me të cilën Ankaraja nuk do që të përballet

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Armenët, masakra e së shkuarës me të cilën Ankaraja nuk do që të përballet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.