Ajo së fundi ka shpërndare një fotografi të Obamës në faqen e saj zyrtare në Facebook, me mbishkrim “Faleminderit, president Obama”, shkruan lajmi.net.
Nuk është hera e parë që Hillary publikon fotografi të Obamës, pasi ajo shumë herë është parë me të dhe shumë herë është përqendruar te politika që ai bënë duke e falënderuar që për dy mandate ishte president i suksesshëm.
Clinton do të vazhdoj garën për presidente të SHBA-ve me kandidatin e republikanëve, Donald Trump, ku ky i fundi është duke e bërë një fushatë që është kritikuar fuqishëm nga analistët e politikës amerikane.
Sidoqoftë, nëntori do të jetë muaji që do të shpall fituesin që për katër vite do të jetë president i SHBA-ve.

.
Source: aktualitet lajmi.net























