Haradinaj ka thënë se e ka të vështirë t’i besojë LDK-së pas koalicionit me PDK-në të cilën në vazhdimësi e cilësonte si SHIK.
“Ne kemi pasur një përvojë të koalicionit me LDK-në, por tani nuk kam mendim të njëjte për ta, është shumë e vështir me i besu kësaj organizate, sepse ata na patën lodhë duke thënë, PDK, SHIKU, por në fund lidhën koalicion me ta, dhe unë me nuk di se çfarë të mendoj për LDK”, ka thënë Haradinaj, në një takim me simpatizantët e Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Ka thënë se ka kërkuar zgjedhje të shpejta për shkak se e ka ditur se koalicioni mes dy partive të mëdha do të shkojë keq.
“Nuk e përjashtojmë mundësin e koalicionit, por një lakmi të madhe nuk e kam”, ka shtuar ai.























