• Latest
  • Trending
  • All

Hapi final i bërjes së Ushtrisë së Kosovës

23/03/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 27 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapi final i bërjes së Ushtrisë së Kosovës

23/03/2017
in Aktualitet, Lajme

U bënë gati tri javë që prej se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur nismën e tij ligjore dhe politike për ndryshimin e mandatit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, përmes përgatitjes së Ligjit të ri për FSK-në, i cili qëmoti njihej si Plani B për krijimin e Armatës së Kosovës, nëse nuk do të ketë sukses përpjekja që Forcat e Armatosura të Kosovës të krijohen nëpërmes të Amandamentimit të Kushtetutës.

Duket që tani mund të bëhet një lloj rekapitulimi i qëndrueshëm, çfarë ndodhi deri më tash në politikën kosovare, dhe në atë ndërkombëtare, në ndërmarrjen e cila njeh si cak final të vetin bërjen e Kosovës me Ushtri, një element i paqenë deri më tash i sovranitetit të shtetit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Së pari, u pa që Kosovës i ka munguar një debat i këtij lloji, i cili mirret me një temë shumë të rëndësishme për vendin. Pakkush ka mundur të pres, vetëm pak javë më parë, që dialogu publik politik për temën e transformimit ligjor të FSK-së, do të bëhej në këtë mënyrë, pa përplasje, me ofrimin e argumenteve të të gjitha llojeve, me synimin e thuaja të gjithë pjesëmarrësve, veçmas të atyre që janë pjesë e skenës politike të vendit, për të lehtësuar konkludimin e suksesshëm të këtij operacioni legal dhe politik. Në këto shkëmbime të mendimeve, ideve dhe propozimeve, ka mbizotëtuar një maturi e munguar në politikën e vendit, tash e gati tre vjet. Diçka e tillë është e mirëseardhur, po aq sa është edhe një e papritur, një befasi.

Së dyti, debati publik për çështjen e bërjes së Ushtrisë së Kosovës, ka shfaqur një konsensus të plotë në politikën kosovare, dhe atë në dy rrafshe. Është pritur që të gjitha entitetet politike në Kosovë, si parlamentare ashtu edhe ato jashtëparlamentare, të rreshtohen prapa kësaj nisme, sepse krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, shihet si një interes jetik për vendin, për stabilizimin e gjendjes në Kosovë, për rrumbullakësimin e të gjitha elementeve të shtetësisë, për përgatitjen e Kosovës për sprovat rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat kanë nisë të marrin trajtat e rrezikshme, në vijim të ngjarjeve të ditura përreth nesh dhe në Evropë. Megjithatë, rrafshi i dytë i pajtimit të gjithanshëm në politikën kosovare, poashtu mund të llogaritet si një kualitet që nuk është hetuar tash e shumë vjet ndër ne. Të gjitha entitetet politike në vend, së bashku me atë po-në e padiskutueshme për krijimin e Ushtrisë, njëkohësisht kanë theksuar që Ushtria duhet të bëhet në partneritet të plotë me SHBA-në dhe Paktin NATO. Edhe këtu ka ardhë në shprehje një maturi politike që kishte ‘ikur’ diku tash e tri vjet thuaja në të gjitha temat tjera politike që janë trajtuar në Kosovë.

Së treti, porositë publike (dhe jo vetëm publike), që janë sipërfaqur nga ana e SHBA-së (përmes Ambasadës), dhe nga Pakti NATO  (nëpërmjet të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenbergut), janë veçuar nga disa momente shumë të rëndësishme. U konfirmua pra, që SHBA dhe Pakti NATO në parim mbështesin procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Këtu nuk ka aspak dyshim. Kosova duhet ta ketë Ushtrinë e vet, dhe ky, për më shumë, është njëri prej dy kushteve themelore  (i dyti është normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë), për përmbylljen e Misionit të KFOR-it në Kosovë. Por, në anën tjetër, u pohua që duhet provuar që transformimi i FSK-së të bëhet me Amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës. Thënë ndryshe, që ende nuk është shterrë përpjekja që të binden deputetët e komunitetit serb që edhe ata ta mbështesin këtë proces i cili është në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Së katërti, tash e tre javë, në realitet, po bëhet shterrja e kësaj përpjekjeje të autoriteteve të Kosovës që përmes amandamentimit të Kushtetutës së ndodhë krijimi i Armatës së Kosovës. Përfaqësuesit e ‘Listës Serbe’, si dhe vet lidershipi i Serbisë, nuk po lënë vend për dyshim: Qëndrimi i tyre është krejtësisht negativ, dhe nuk pritet ndryshim i tij, as në muajtë dhe vitet e ardhshme.

Kur të bëhet pra rrumbullakësimi i të gjitha këtyre momenteve kyç në çështjen e FSK-së, mund të konkludohet që në realitet, është bërë mirë që kjo temë është ngrit për debat dhe për vendimmarrje, dhe që hapi final është ai i marrëveshjes midis nesh, SHBA-së dhe Paktit NATO ku do të konstatohej që autoriteteve kosovare u ka mbetur në dispozicion vetëm rruga logjore për krijimin e Ushtrisë.

Post Views: 95
Tags: albanianHashim Thaçinato
Previous Post

Universiteti në veri “në duar” të strukturave paralele

Next Post

Gjermania e zhgënjyer me propozimin e Thaçit për Ushtrinë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gjermania e zhgënjyer me propozimin e Thaçit për Ushtrinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.