• Latest
  • Trending
  • All

Hakmarrja e Metës!

05/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hakmarrja e Metës!

05/04/2017
in Aktualitet

E duam apo jo, e pranojmë apo jo, Meta është sot faktori kryesor për stabilitetin politik në vend. Me gjithë kritikat që vijojnë për të. Kjo është në fakt “Hakmarrja e Metës”. Hakmarrja ndaj atij momentit të Prillit 2008, plot 9 vjet më parë, kur dy të mëdhenjtë i bashkuan për ta zhdukur nga skena politike…

Nga Blendi Fevziu

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

E mbani mend Ilir Metën në Prill 2008? Me mëngët e përveshura dhe me llërët e nxira nga shiringat e serumit. Me mjekrën e parruar, ngujuar brenda sallës së Parlamentit në një grevë të gjatë urie? I vetëm, me disa parti të vogla kundër kurthit që i kishin ngritur dy të mëdhenjtë, PS dhe PD. I bindur që donin ta eleminonin politikisht, madje me dy parti të mëdha të bindura që ndryshimet kushtetuese do ta linin tashmë jashtë një herë e përgjithmonë. Atë dhe partitë e tjera të vogla. U duk vërtet sikur Meta u zhduk në atë kohë. E bashkë me të edhe disa parti të tjerë.

Por më 2009 Meta arriti të mbijetojë. Fati e solli që PD të kishte nevojë së paku për një votë më shumë sepse ishte ndaluar në vijën e kuqe, plot 70 vota. Mjaftueshëm që mos ta lejonte PS dhe LSI të bëheshin bashkë, por pamjaftueshëm për të krijuar edhe ajo qeveri. Mandatet e Metës u bënë të arta.

Qeverisja me PD e fuqizoi LSI dhe më 2013, një nga dy forcat që kishte tentuar ta elimoninte, PS, e ftoi në koalicion. Zgjedhjet e nxorën Metën edhe më të fortë. Tashmë ai nuk kishte më mandatin e artë që bënte diferencën por disa mandate të domosdoshme që PS të bënte numrin magjik 71.  Kjo i dha edhe një lloj autonomie brenda mazhorancës.

Në zgjedhjet lokale të 2015 edhe PD nisi ta kuptojë që Meta ishte një faktor i rëndësishëm për të ndryshuar balancën qeverisëse. Fuqizimi i Metës ishte krejt në drejtim të kundërt me atë që i kishin parashikuar atij në vitin 2008. Jo vetëm që nuk u rrudh, nuk u shua, por u fuqizua më shumë. Sistemi jo vetëm që nuk u bë dy partiak, por u kthye në një sistem që e vendos një parti dhe kryesisht Meta. Të dy forcat politike u panë të flirtojnë për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e Metës.

Një moment, në vjeshtën e 2015 u fol sikur Rama dhe Basha mund të gjenin një marrëveshje për të siguruar pavarësinë nga LSI apo partitë e tjera të vogla, përmes primit. Por e gjitha kjo rezultoi një bllof. Me gjasë nuk pati as negociata dhe as mesazhe të shkëmbyer, por Meta e mori të mirëqenë dhe filloi reagimin ndaj Ramës. E detyroi këtë të fundit të fluturonte nga Nju Jorku direkt në zyrën e aleatit të tij dhe ta qetësonte për fjalët e përhapura. Që nga ai moment mes Ramës dhe Metës nuk pati as paqe dhe as qetësi. Më shumë se sa për bashkëqeverisjen, të dy u kujdesën që t’ja bëjnë më të vështirë jetën politike tjetrit.

Sot, janë në një moment kur qëndrimi i LSI është sërish deçiziv. LSI ka në dorë zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këtë rast me të po bashkohet edhe PDIU. Ideja që po qarkullon për një marrëveshje direkt PS – PD është përveçse një fake news, edhe një ide malinje. Basha s’ka as nevojë dhe as fuqi të hyjë në një marrëveshje të tillë, në një moment që Meta i dha oksigjen dhe legjitimitet kërkesave të tij. Kjo nuk është çështje pazari, por parimi.

E duam apo jo, e pranojmë apo jo, Meta është sot faktori kryesor për stabilitetin politik në vend. Me gjithë kritikat që vijojnë për të. Kjo është në fakt “Hakmarrja e Metës”. Hakmarrja ndaj atij momentit të Prillit 2008, plot 9 vjet më parë, kur dy të mëdhenjtë i bashkuan për ta zhdukur nga skena politike. Dhe kur pak vetë besonin se ai do mbijetonte. Por Meta mbijetoi. Duke dashur ta zhdukin, për fat të keq e bënë atë më të fortë. I dhanë në dorë çelsat e stabilitetit politik në vend dhe mandatet e artë të balancës politike. Ndaj kjo është sot, Hakmarrja që Meta kishte premtuar në Prill 2008…Opinion.al

Tags: edi rama
Previous Post

Nënshkruhet marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Next Post

BBC rihap seksionin serb, 6 vjet pas mbylljes

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post
manaj

BBC rihap seksionin serb, 6 vjet pas mbylljes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.