Dje, eurokomisari Hahn dërgoi porosi se është “me rëndësi që kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme të realizohen”.
“Marrëveshja e arritur gjatë verës së kaluar nga ana e të gjitha partive kryesore politike dhe caktimi i datës së zgjedhjeve për këtë dhjetor është një hap i mirë. Megjithatë, ky është fillimi, me rëndësi është që kushtet e zgjedhjeve të besueshme të realizohen plotësisht dhe qytetarët të mund lirshëm të marrin pjesë në to”, tha Hahn.






















