Ky i fundit edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social Facebook.
Pas incidentit fotoja e parë që e ka publikuar i dyshuari është para tre ditësh. Madje i ndjeri Eron Agaj ende figuron në listën e shokëve të L.I.
Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se ende nuk ka ndonjë të arrestuar dhe se i dyshuari kryesor ndodhet në arrati.
























