• Latest
  • Trending
  • All

Grekët, Vorio Epir nga Universiteti i Gjirokastrës

21/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Grekët, Vorio Epir nga Universiteti i Gjirokastrës

21/12/2015
in Lajme

Marin Mema

Top Channel

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Që grupe apo qoftë edhe individë ekstremistë do të prodhojnë gjithmonë ide, pamflete apo dokumente të rreme, që synojnë të manipulojnë historinë duke hedhur teza antikombëtare, kjo është e ditur, sepse ka ndodhur jo pak herë. Por që të përdoret një institucion i nderuar arsimor, si Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, kjo është skandaloze. Ndiqeni se çfarë ka ndodhur…

Disa ditë më parë, Departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit grek në Universitetin publik të Gjirokastrës ka hedhur në faqen zyrtare dy dokumentarë në gjuhën greke, njëri që i dedikohet lashtësisë dhe tjetri që ka lidhje me përvjetorin e fitores mbi fashizmin. Ky është një departament, që funksionon për studentë, të cilët i përkasin në shumicë dërrmuese etnisë greke. Por cila është përmbajtja e këtyre dokumentarëve, që janë publikuar nën logon e Universitetit shtetëror të Gjirokastrës?

Dokumentari i parë, që ka lidhje me lashtësinë, ka në përmbajtje një ndërthurje të historisë me mitologjinë. Nëse nuk njeh këtë të fundit, sigurisht në versionin grek, do të hasësh jo pak vështirësi në kuptimin e tij. Në të jepen në mënyrë të detajuar shumë zona të jugut të Shqipërisë, të cilat lidhen pashmangshmërisht me mitet greke. Bën përshtypje fakti se, çdo pjesë trajtohet si të mos ketë asnjë lidhje me Shqipërinë e shqiptarët, por thjesht e qartë me Vorio Epirin, siç thuhet e nënkuptohet kudo. Nuk mungojnë radhët për Selenicën e Vlorës, për Orikun e lashtë, apo për qytetin Vilis, që ne e njohim si Bylisi në zemër të Mallakastrës. E po kështu për Amantian, që ndodhet në zemër të Labërisë, në fshatin Vajzë, Nikaian e me radhë. Por ç’tregohet për vet Gjirokastrën për shembull dhe për kalanë e saj?

“Sipas dokumentarit, kalaja e Gjirokastrës mori emrin e Argjirosë, e cila ishte me orgjinë greke, e po kështu edhe vet qyteti i Gjirokastrës. E jo vetëm kaq, sepse më tej dokumentari thekson se, edhe mënyra e ndërtimit të kalasë, ikonat e pikturat tregojnë se këtu mori një hov edhe më të madh qytetërimi grek”.

Askund nuk thuhet se, gërmimet arkeologjike kanë dhënë elementë të qartë të jetës që në shekujt V-II para Krishtit. Ashtu si trakte muresh, që dëshmojnë për një qendër me rrënjë të periudhës pararomake. Në dokumentar nuk citohen historianë si Tit Livi, që shkruan e flet për Gjirokastrën e vitit 169 para Krishtit, por edhe shumë autorë të tjerë të mëpasshëm, shqiptarë apo të huaj.

Ashtu përmenden edhe një sërë vendesh të tjera, si Manastiri i Cepos, ku sigurisht nuk tregohet se këtu është mbajtur një nga kuvendet më të famshme të krerëve të jugut, e ku u vranë mëse 160 andartë grekë në 1914-n, ashtu siç flitet për Nepravishtën apo edhe për të gjithë kishat e manastiret e Lunxhërisë, pa thënë për historinë e kësaj zone, që nuk pranoi kurrë t’i përkulej grekëve. Por, shkojmë më tej…

Antigonea, që ngrihet jo larg qytetit të Gjirokastrës, në histori njihet si një qendër e themeluar nga Pirro i Epirit në respekt të gruas së tij të parë, Antigonesë. Ndërkohë në dokumentarin, për të cilin ne po flasim, ky qytet antik konsiderohet si një qendër e qytetërimit dhe zhvillimit grek. Në vitin 167 para Krishtit – sipas dokumentarit, – Antigonea do të shkatërrohej së bashku me 70 qytete të tjera të Vorio Epirit.

Në dokumentar nuk përmenden faktet e kudogjendura, të sjella nga historianë e autorë antikë si Straboni, Polibi, Plini, Tit Livi, Skymni, Tukididi e kështu me radhë deri te Herodoti, që banorët e Epirit i identifikojnë me termin barbarë, pra si jo grekë. Ashtu siç nuk thuhet se, Pirro i Epirit u shpëtua pikërisht nga dy fisnikë molosë, e mbi të gjitha nga mbreti ilir Glauk, çfarë tregohet në gravura të shpërndara në shumë vende të botës. Vlen për t’u përmendur një tjetër fakt, që ka lidhje edhe me vet zonën e Dropullit dhe prejardhjen e këtij emri. Siç theksonte edhe vet Eqerem Çabej, emri Dropull ka ardhur nga lumi Drino, një emër ky që haset kudo në zonat ku jetonin ilirët, Drini në Shkodër, Drina në Bosnjën e sotme, Drini i Zi në Strugë dhe ai i Bardhë në Pejë. Është fakt se, emri Drino në këtë zonë, siç citon edhe profesor Kristo Frashëri, haset shumë kohë para se të themelohej Hadrianopoli nga perandori romak Hadrian. Këto të vërteta s’kanë gjetur vend në dokumentar.

Një vend të veçantë zë Apolonia, për të cilën thuhet se u themelua si një vend i rëndësishëm ku mblidheshin krerët e Korfuzit dhe Korintit, por nuk saktësohet se ky qytet, siç pohojnë Stefan Bizantini, Straboni, Plutarku e deri tek Aristoteli, kishte pasur një popullsi vendase ilire, e vetëm më pas u vendosën aty kolonët grekë. Elementë të tjerë, që përfshihen në dokumentar, lidhin me të shkuarën greke edhe historinë e kalasë së Lëkurësit në Sarandë, Delvinës e kudo në jugun e Shqipërisë.

Qartazi nënkuptohet se shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me këto toka, të krishterët trajtohen si grekë, ndërsa myslimanët si njerëz pa identitet. Ka momente, kur pohimet e pambështetura në asnjë argument historik e shkencor bëhen patetike, kur theksohet se, pavarësisht tentativave për t’i zhdukur nga rrënjët, me urrejtje, përçmim, mllef e shumëçka tjetër, ata mundën të mbijetojnë në Vorio Epir, në ato që i quajnë në dokumentar si tokat e tyre e që dallohen kudo përmes kalave, kishave, ikonave, mitologjisë etj.

Dokumentari është i gjatë mbi një orë e 20 minuta dhe është i mbështetur i gjithi në këtë vijë logjike.

Por, të shohim disa elementë të dokumentarit të dytë, që i përket periudhës 1939-1944. Edhe këtu, pohimet janë shokuese, nëse mendon se kanë dalë nga një departament brenda një universiteti shtetëror shqiptar.

“Lufta italo-greke e vitit 1940, në dokumentar cilësohet si një tentativë e qartë e perandorisë italo-shqiptare për të zgjeruar kufijtë në dëm të shtetit grek. Jo më kot – thuhet më tej, – 100 mijë shqiptarë iu bashkuan trupave italiane. Por nëse populli i thjeshtë, populli i thjeshtë shqiptar ishte në bashkëpunim, pra në mbështetje të trupave greke kundër fashistëve, çamët thuhet se ishin bashkëpunëtorë të tyre”.

Nuk theksohet fakti, që Shqipëria ishte një vend i pushtuar në atë kohë nga italianët, por këto pohime janë të njëjtat të përdorura nga shteti grek në atë kohë, për të vendosur ligjin e luftës, që është ende edhe sot në fuqi. Nga krahu tjetër, kriminalizohet popullsia çame, duke mos pasur asnjë fakt konkret, ose duke treguar të dhëna të cunguara, të deformuara apo krejtësisht të njëanshme. Trupat greke, në dhjetor të 1940-s – sipas dokumentarit, – u pritën si çlirimtare në Këlcyrë e Përmet, e më pas edhe në Delvinë. Në asnjë moment nuk thuhet një e vërtetë e asaj lufte, që pasoi me pushtimin e jugut të Shqipërisë nga grekët, e me masakrat e tmerrshme ndaj popullsisë çame.

Elementët që shërbejnë këto dokumentarë bëhen më të rëndë, për sa kohë vijnë nga sallat e një institucioni arsimor, që mban emrin e një prej figurave më të mëdha të shkencës, arsimit e kulturës shqiptare, Eqerem Çabejt. Një universiteti, që nuk ka rreshtur së nxjerri figura të njohura, duke përfaqësuar një nga qytetet me traditën më të spikatur kulturore, historike e patriotike.

Në këtë rast, komentet janë të tepërta. Organet përkatëse duhet thjesht të zbatojnë ligjet, duke vënë përpara përgjegjësisë arkitektët e këtyre rrymave ekstremiste, që nuk i shërbejnë kurrsesi bashkëjetesës, bashkëpunimit, apo ngritjes së urave të komunikimit e tolerancës. Përkundrazi, materiale të tilla shërbejnë veç për të nxitur ndasi e për të krijuar probleme. Ligjet janë të qarta, tashmë thjesht duhen zbatuar.

Previous Post

Qeveria rrit shpenzimet për argëtim por “harron” shëndetësinë, ja shifrat

Next Post

Historia e një nëne, viktimë e sistemit të korruptuar të drejtësisë që indinjoi Donald Lu

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, duke folur gjate nje konference per Reformen ne Drejtesi me teme "Sfida e se Sotmes, Garanci e se Ardhmes, Ndryshimet Kushtetuese ne Sistemin e Drejtesise"./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a conference on judicial reform on the "challenges of the present, guarantee the future Constitutional changes in the justice system."

Historia e një nëne, viktimë e sistemit të korruptuar të drejtësisë që indinjoi Donald Lu

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.