• Latest
  • Trending
  • All

Gratë e të tjerëve: Dashuritë fatale në letërsinë e Dritëro Agollit

05/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Gratë e të tjerëve: Dashuritë fatale në letërsinë e Dritëro Agollit

05/03/2016
in Kulture

Personazhet femra jobesnike të letërsisë / Femra që iu dhanë pasionit duke thyer kodet e moralit … Historitë e tradhtive më të mëdha në letërsi, që do të ktheheshin në promotorët e parë të rolit të gruas në shoqëri, duke thyer mentalitete për të krijuar botëkuptime të reja … Ana Karenina, zonja Bovari, Margarita, Ester Prini apo Donika e Dritëro Agollit, vijnë në një rrëfim më të thellë në revistën letrare “Saras”, e cila këtë numër i ka dhënë hapësirë zërit të tyre …

Ishte Helena (Homeri, Iliada) ajo që e tradhtoi Menelaun. Gruaja që shpesh është e trishtë, me gjithë mëdyshjet që ka ndaj Paridit, hidhet në krahët e tij. Prej vitesh kritika botërore përpiqet të shohë përtej këtij veprimi të një prej personazheve më të hershme të letërsisë greke. A duhet Helena të tradhtonte të shoqin me Paridin? Në vitet nëntëqind, një tjetër grua, zonja Shatërlej, e martuar me një burrë të pasur, kalon orë të gjata dashurie në fshehtësi me një djalosh simpatik. Franceska Da Rimini është tradhtarja më e madhe e letërsisë italiane. Në këngën e pestë të Ferrit, ajo kapet mat nga i shoqi teksa takonte të dashurin Paolo dhe vriten. Në Rusi, Ana Karenina vazhdon të na trishtojë sot me fundin e saj, ashtu si zonja Bovari vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi raportin e dëshirës me moralin. Është e gjatë lista e femrave “tradhtare” në letërsi. Mijëra libra kanë treguar anën e fshehtë të raporteve njerëzore, të ngritura shpesh mbi kode dhe kufij që gjithnjë janë shkelur. Më shumë se “tradhtare” këto personazhe kanë qenë modele ndërgjegjësimi për shoqëritë ku të drejtat e gruas ishin pothuajse të mohuara, duke u kthyer në promotore të lëvizjeve që më vonë do të quheshin feministe dhe do të sillnin më zhvillim. Këto personazhe thellësisht të trishta në jetët e tyre, janë mënyra për të treguar se letërsia ka qenë gjithnjë në pararojë të emancipimit të jetës dhe askush më mirë se ajo nuk ka depërtuar mureve të vërteta brenda njeriut. Numrin e saj të 11 revista letrare “Saras” ua kushton këtyre personazheve, duke bërë një udhëtim në galerinë e madhe të letërsisë botërore, për t’u ndalur më pas te letërsia shqipe, ku dhjetëra histori të tilla gjenden në rrëfimet e Dritëro Agollit shkruar që pas viteve 1960. Nuk mungon në këtë numër as kritika apo proza dhe poezia e zgjedhur.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

“Unë shkova në dhomën time, ndërsa veterineri me Donikën në të tyren. Ndeza një cigare dhe u mbështeta në prag të dritares. Hëna binte në dysheme dhe era lëkundte misrin e njomë. Pastaj e mbylla dritaren për të mos u futur mushkonjat dhe u shtriva në krevatin e butë. Nëpër murin e dhomës dëgjoja zërin e trashë të veterinerit, që ndofta e qortonte Donikën, e cila i përgjigjej atij rrallë, gjë që e zemëronte më shumë burrin. Kaluan njëzet minuta dhe dhoma përtej murit ra në qetësi. Unë, me sy të mbyllur përfytyroja Donikën me rrobën e brendshme prej mëndafshi të hollë me gjithë gjoksin dhe gjysmën e shpinës lakuriqe, me flokët e zezë të rëna mbi jastëk, që ia gudulisnin hundën e majme veterinerit. O sa torturë është të flesh pranë një gruaje të tillë, i ndarë nga një mur i ngushtë, nën të njëjtën çati! O sa torturë është kur ia dëgjon dhe zërin e ëmbël nga krevati i saj përtej tullave të gëlqeres së murit…”. Këto rreshta janë shkëputur nga tregimi “Kur dashuroja një grua” shkruar nga Dritëro Agolli në vitin 1963. Është historia e një reporteri të ri, i cili ngarkohet me detyrë të shkruajë një reportazh mbi punën në bujqësi, ku njeh gruan e mikut të tij veteriner, Donikën. Gjithë kulla e lumturisë që ai kishte përfytyruar për familjen e mikut, bie sapo sheh sytë e Donikës. “Ndonjëherë shkëlqimi i jashtëm të gënjen”, shkruan Agolli. Orë torturuese do të përjetonte gazetari i ri në ditët e qëndrimit në shtëpinë e tyre në fshat. Në historinë e letrave shqipe Donika, kjo femër të cilën shkrimtari e përshkruan më shumë përmes botës së saj të brendshme është sfiduese për kohën. Ajo mbart brenda një modernitet në mendime, krejt të pazakontë për të mos thënë të patolerueshëm për ambientin ku jeton. “Ecte drejt nesh ngadalë, duke lëkundur fundin e gjerë, ecte pa ndrojtje plot ndjenja, si ato gra që i besojnë bukurisë së tyre”, shkruan Agolli. Dhe pse vinte nga një shkollë ruse, modeli që ai zgjedh për personazhin e tij kryesor është krejt ndryshe nga ajo çfarë do bënte një grua në këtë letërsi. Ai e bën Donikën të guximshme t’i besojë ndjenjës së saj, e të tërheqë një ditë pas vetes derën e shtëpisë dhe të marrë autobusin për në qytet për të kërkuar gazetarin. Ajo e takon atë, duke ia shprehur hapur ndjenjat e saj, dhe duke i thënë se ai duhej të përballej me frikën ashtu siç bëri ajo. Tregimi përfundon me një luftë të gjatë me ndërgjegjen e gazetarit, i cili më në fund vendos të lejë pas opinionin dhe të shkojë ta kërkojë atë, të kapërcente pragun e apartamentit ku ajo po qëndronte dhe të ndiente vlagën e buzëve të saj. Donika është më shumë se një personazh në letrat shqipe. Dhe pse jeta e saj është vetëm në disa faqe, pasi ajo jeton në një tregim, ajo është gruaja që sfidon duke marrë mbi supe gjithë çmimin e mëkatit. Ka disa gra si Donika në letërsinë e shkruar nga Agolli. Gra, që për një arsye a një tjetër i janë dhënë tundimit, duke i besuar atij. Në përmbledhjen me tregime “Zhurmat e erërave të dikurshme” ti mund të takosh disa të tilla. Burra që torturohen nga mendime të ëmbla për gra që u takojnë të tjerëve. I tillë është dhe mendimi për Sanien, te  tregimi “Ajo që…”. Sërish personazhi kryesor është një gazetar, i cili një ditë i dhuron librin “Zonja Bovari” gruas së xhaxhait të tij, Sanies…, i cili do të ndryshonte përgjithmonë jetën e gruas. “Një vajzë në kabinën time”, tregon historinë e një shoferi që bie në dashuri me Margaritën, një vajzë të fejuar. Është interesante këndvështrimi që Agolli ka pasur për dashurinë, duke e gjetur atë gjithnjë brenda apartamenteve në dukje plot shkëlqim, për të nxjerrë prej andej silueta femrash krejtësisht të trishtuara. Ai ka zbuluar botën e tyre, duke u grishur ngadalë ndjesi që për shkak të rrethanave u ishin nënshtruar rregullave. Moralin e vërtetë të një shoqërie, Agolli e ka shpjeguar herët në letërsinë që shkroi, duke na lënë sot një galeri personazhesh nga të cilat kemi shumë për të mësuar. Një shoqëri ku liria individuale dhe seksuale ishte e ndaluar (siç ishte gjatë diktaturës), nuk mund të kishte vetëm martesa të lumtura. Sa e sa femra iu nënshtruan në heshtje fatit. Agolli u ka dhënë krah këtyre femrave, i bindur se mund t’u jepte jetën që ato donin të paktën në letërsi.

Post Views: 50
Previous Post

18 vjet nga vrasja e Adem Jasharit dhe familjes së tij

Next Post

Rapsodët kanë mbetur larg në kohë, si kreshnikët

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Rapsodët kanë mbetur larg në kohë, si kreshnikët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.