• Latest
  • Trending
  • All

Rapsodët kanë mbetur larg në kohë, si kreshnikët

05/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Rapsodët kanë mbetur larg në kohë, si kreshnikët

05/03/2016
in Kulture

Ndue Dedaj

Është kënaqësi të takohesh me rapsodin e njohur pukjan Fran Pali, rreth të 80-ave, që ende del në skenë dhe këndon si të moçmit e anëve të tij me zë të dëlirë ograjash e ujëvarash. Puka është një areal tipik rapsodësh, që nga i mirënjohuri Prendush Gega e deri te Tom Nikolla. Por dhe gjithë trevat veriore rreth e qark saj, me Sokol Arifin e Fatime Sokolin e Malësisë së Gjakovës, Haziz Ndreun e Dibrës, vëllezërit Dida të Hasit, mirditasit Gjin Shkoza e Frrok Haxhia, përkatësisht me ansamblet e Shkodrës e Pukës etj. Po aq të përveçëm janë rapsodët e Jugut, veçanërisht ata të Bregut të “vajzës së valëve”, si Neço Mukë Himarioti, Selim Hasani, Lefter Çipa etj. Veti e rapsodëve ishte ana burimore, ashtu si e gjithë bardëve të tjerë të etno-folkut, vajtimoreve, kërcimtareve, qëndistareve, gurëskalitësve, drushkroluesve, vorbabërësve etj. Por sot jemi në një kohë kur është kapërcyer folku si tipologji krijuese. Tri dekadat e fundit të shekullit XX ishin faza e ndërmjetme e kalimit nga folku tradicional te muzika popullore e shartuar me folk, apo gjysmërapsodike. Shqipëria e viteve ’50-’60 kishte dalë përfundimisht nga analfabetizmi dhe pak nga pak dhe nga arketipat kulturorë të së shkuarës. Rapsodët e fundit ishin ata të viteve ’60, që duke mos pasur heronj që t’u këndonin, i thuren ca lavde E. Hoxhës, lëshuan ca mallkime rapsodike mbi imperializmin amerikan dhe aty e mbyllën kapitullin e tyre. Ndaj dhe festivalet folklorike lokale dhe kombëtare sillnin lëndë nga e shkuara e largët, kur folku kishte qenë i vetvetishëm, burues si krojet e rudinave, në hullinë e tij të pandërruar. Të gjithë e kujtojnë këngën e famshme që të shtang sa herë e dëgjon, “Janinës ç’i panë sytë”, e të tjera perla që etnomuzikologët tanë i nxorën nga sepetet e shekujve dhe i “muruan” në kalanë e Gjirokastrës, për të qenë tashmë pronë e gjithë kombit.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Por jemi në shekullin XXI dhe duhet kuptuar se çfarë është krijimtari e bashkëkohësisë dhe çfarë muzeologji e artit popullor të trashëguar. Folku dhe koha moderne nuk ecin së bashku në dy shina, ndaj folku ka ngrirë, nuk ka më rapsodi dhe rapsodë të mirëfilltë, pasi ka kohë që ka pushuar mulliri i anonimatit. Ka rënë struktura e artit kolektiv në bashkësinë fshatare, që është tipar esencial i folkut, si këngët e dasmës, vajet, lojërat popullore, gjuajtjet në shenj, rituali i buzmit bujar, darkës së djathit etj. Nuk është më gojorja tipari i komunikimit të malësive të epra, kur malësorët i thërrisnin njëri-tjetrin nga kodra në kodër, por të “folurit” teknologjik – elektronik, me letër, pentagram, mors, teleks, fax, e-mail etj. Të gjitha këto tregojnë se epoka e folkut është mbyllur kohë pas kohe, perdja e tij ka rënë njëherë e mirë, për të mos u ngritur më. Mund të këndohen këngët e vjetra, por pa ndryshim dhe retushim, ashtu siç ato kanë ardhur të konservuara në shekuj. Është e tepërt të thuhet se nuk mund të vihet dorë mbi to për t’i ndryshuar e “modernizuar”, ashtu si mbi qoshet e kullës së gjyshit, veshjet me shajak e gajtana, doket kanunore, mbishkrimet dhe simbolikat e gdhendura në gurë etj. Mund të krijohen këngë popullore mbi shtratin dhe eshtrën e folkut, por ato në vetvete nuk janë folk i ri. Nuk ka folk të birësuar, klonuar, përpunuar. Nuk ka folk në skena llamburitëse, por në sofra, oda, kulla e sheshe malësore. Nuk ka folk me mikrofon, dixhej, foní, kamera, kaseta, videoklipe. Folku ka “frikë” nga këto sende të teknologjisë së lartë, ikën e ndryhet diku në origjinën e tij, njëlloj si kreshnikët që u zhdukën sapo dëgjuan krismën e pushkës. Nuk mund të jesh dhe rapsod dhe të shkruash libra me kompjuter, apo të flasësh në gjuhë të huaj nëpër aeroporte. Disa dekada më parë, një rapsod i njohur nga Oroshi po i binte çiftelisë pas shpine gjatë provave, si për të treguar virtuozitetin e tij, por shokët e sektorit të ideologjisë e kritikuan për këtë “shfaqje të huaj” dhe aty e mbrapa ai nuk u pa fort në festivale, a se e larguan, a se e braktisi vetë formatin zyrtar, ngaqë ajo ishte natyra e rapsodisë, që njihte për zot vetëm krijuesin e saj dhe jo këshillin artistik “rapsodik”. “Kur këndonte rapsodi në saraje të pashës apo në pallatin Kapidanor, heshtnin të gjithë, pasi muza ishte mbi pushtetin dhe çdo hierarki tjetër. Rapsodia e kishte origjinën në lartësitë alpine të Mujit dhe Halilit dhe nuk mund të zbriste aty ku thjeshtëzohej. Ajo nuk mund t’iu bindej vatrave socialiste të kulturës dhe nëpunësve që vinin nga radhët e “kontrollit punëtor”. Ndaj rapsodët e vonë nuk e kanë gjetur veten në mjedisin bashkëkohor, ndoshta ngaqë nuk kanë qenë të tillë, por në përngjasim të rapsodëve të vjetër. Në një kuptim të figurshëm, rapsodi është gjyshi, por jo dhe biri, aq më pak nipi. Fundi i rapsodëve ka ardhur përderisa nuk ka më heronj dhe rapsodët kanë filluar t’i këndojnë njëri-tjetrit!? Me shpikjet e kohës moderne, rapsodët ishin “arratisur” si kreshnikët, për të mbetur sojnikë dhe të papërsëritshëm të kohëve të hershme. I thamë këto për të mos pasur asnjë iluzion se sot po bëjmë folklor. Po bëmë sikur po bëjmë folklor, e kemi shpërdoruar atë, çka e vërtetojnë dhe disa rapsodi jetëshkurtra kushtuar njerëzve që kanë humbur jetën tragjikisht në aksidente gjatë tranzicionit etj. Ka një hendek të pashoq në mes këtyre sprovave kundërkulturë dhe artit të vërtetë muzikor me palcë folku. Se ç’klas profesionist na kërkohet të kemi me populloren, për ta sjellë atë të kultivuar në skenë, e kanë dëshmuar qysh herët këngët qytetare autentike shqiptare të Tefta Tashko Koços e Nexhmije Pagarushës, kompozimet e Prenk Jakovës etj.

Kurse tjetër është përmasa bashkëkohore e shpalimit të folkut, etnologjikes. Ato janë një visar përrallor për të mirëseardhur e për të argëtuar turistët, për njohjen e traditës nga brezat e rinj, si një muze arti. Kemi parë italianë, gjermanë, amerikanë, belg e të tjerë të vishen me kostumet shqiptare, të mahniten nga ritmet tona të vjetra dhe të vallëzojnë më me pasion se vendësit. Ky është tashmë funksioni i folkut, argëtimi i një publiku që nuk e përjeton atë emocionalisht, por vetëm e shijon si një gjellë tradite. Kështu është shpaluar ai nga institucionet artistike të kësaj kohe, ku spikat Mirdita, në shtegtimet turistike të kullave etj. Dhe jo më si një konkurrim i mirëfilltë. Ndaj, duam apo nuk duam, e ka mbyllur misionin e tij dhe Festivali Folklorik i Gjirokastrës, pasi zor se ka mbetur më gjë folklorike pa u mbledhur. Dhe nëse nuk ka qenë arritur të mblidhet, shekulli XXI nuk e krijon më këtë shans, pasi më e pakta gjyshet kanë ikur në bregdet bashkë me folkun e maleve dhe kujtimet e jetës së shkuar. Edhe një detaj i thjeshtë sikur na thotë se koha e folkut iku.

Një fotografi e bërë në sokakët e Gjirokastrës, në Festivalin e fundit, ku dy gjimnazistë mirditorë veshur me kostum kombëtar, një vajzë dhe një djalë, mbajnë në duar Ifone,duke “dëgjuar” përmes fjalës së fundit të teknologjisë rrymat e reja muzikore. Duket sikur njëri ia ka me hile tjetrit, pasi si mund të jenë aq pranë e pranë teknologjia më e fundit dhe folku i hershëm? Si rregull ato nuk mund të takohen. Nuk i sheh, bie fjala në Amerikë këto simbioza, në Indi mbase po. Fundja çdo vend ka adetet e veta. Janë ata të rinj që me vegla të vjetra, le të themi të temperuara, përpiqen të luajnë pjesë klasike nga kompozitorë të mëdhenj. Arrin kjo sprovë deri në emisionet e “Top Channel”, por mbetet për t’u parë kjo (dis)harmoni e së vjetrës etnokulturore me të renë teknologjike.

Rikthimi te tradita përmes “sofrës”, “odës”, “kullës” e të tjera bartje kulturore të së vjetrës bëhet për dy motive, që janë ruajtja e trashëgimisë kulturore, përfshi dhe ajo folklorike, dhe atraksioni turistik. Ky funksion i ri kulturor lypet të bëhet i qartë për të gjithë ata që ende besojnë se po krijojnë rapsodi dhe kërkojnë vëmendjen e publikut në skena dhe “YouTube” etj.

Post Views: 55
Previous Post

Gratë e të tjerëve: Dashuritë fatale në letërsinë e Dritëro Agollit

Next Post

Autoritetet e Kosovës kujtojnë flijimin e familjes Jashari

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Autoritetet e Kosovës kujtojnë flijimin e familjes Jashari

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.