Një grabitje me armë ka ndodhur në një shtëpi në Rrilë të Lezhës, ku si pasojë është plagosur kryefamiljari Vasil Sela
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, në orën 1:30. Duket se kryefamiljari është përleshur me grabitësit dhe aty është plagosur.
Mësohet se Sela është dërguar në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Deri tani ende nuk është identifikuar se çfarë është vjedhur dhe policia ka nisur hetimet.
Kjo është grabitja e dytë në pak ditë në Lezhë. Pak ditë më parë, në Ishull Shëngjin u vodh me dhunë, shtëpia e këngëtarit Zef Beka. Pasi i terrorizuan familjen, i grabitën 1.5 milionë lekë dhe një makinë dhe deri më sot, grabitësit nuk janë zbuluar.















