Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë rreth 1 muaj më parë.
Tre grabitësit vodhën kasafortën e bankës së nivelit të dytë duke gërrmuar murin nga një lokal që ishte ngjitur me bankën.
Policia ka sekuestruar edhe një pjesë të parave të vjedhura, që në total u grabitën 200 milionë Lekë.















