“Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: L. B, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e banesës së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me substanca narkotike, (dyshohet marihuanë), një sprej Protect, një këllëf i armës Glock, një boks i hekurt, dy telefona celular, dy kaçavida, tre çelësa, dy USB si dhe gjëra të tjera si prova materiale për dokumentimin e veprave që dyshohet të jenë kryer nga ky person.
Personi i arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Përveç grabitjes ai ngarkohet edhe me veprën Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po i njëjti person mund të jetë i përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).






















