I dyshuari R.G 35 vjeçar nuk i është bindur urdhrave të policisë gjatë një kontrolle, e megjithatë edhe ka kërcënuar policët dhe ka ikur nga vendi i ngjarje me veturën e tij Golf 3.
Ky person është arrestuar gjatë mesditës së djeshme, e kur policia i ka kontrolluar çantën e tij ai i ka sulmuar policët duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Me këtë rast policia është detyruar të përdorë edhe forcë proporcionale. Ndërsa pas arrestimit të tij nga Prokurori i shtetit, atij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndaj tij janë hapur rastet Kanosje dhe Lëndim trupor.























