• Latest
  • Trending
  • All

GJYKATA SPECIALE, NJË DËSHTIM I SHUMËFISHTË

08/11/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

GJYKATA SPECIALE, NJË DËSHTIM I SHUMËFISHTË

08/11/2020
in Aktualitet

Dështimin e Kosovës, në radhë të parë duhet kërkuar në mos funksionimin apo më mirë të themi në mungesën e ekzistimit të organeve të pavarura të drejtësisë. Kjo është e vërtetë dhe kjo ka qenë arsyeja që e solli formimin e Gjykatës Speciale. Ne nuk duhet të kemi asnjë problem me këtë fakt sikur të mos ekzistonte ana tjetër e medaljes – Serbia.

Daut DAUTI, Londër

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Themelimi i Gjykatës Speciale ka ardhur si rezultat i dështimit drejtësisë në Kosovë. Si rrjedhojë, drejtësia ka dështuar për shkak të politikës. Kjo është pasoja të cilën e kanë prodhuar një varg dështimesh tjera, që duhet te konsideron si shkaqe. Pas përfundimit të luftës (1999) filloi të dështoi klasa politike, së bashku me atë intelektuale. Nuk pati organizim që do ta ngrinte vetëdijen politike shtetërore dhe t’i mbyllte rrugët e krimeve dhe dhunës që filluan pas luftës dhe që vazhduan deri vonë. Dështuan edhe ndërkombëtarët, që ishin të thirrur për të vendosur paqe, për t’i ndërtuar institucionet shtetërore dhe për ta themeluar demokracinë.

Dështimi në fakt është edhe më i hershëm dhe atë duhet kërkuar te Marrëveshja e Kumanovës. Në këtë marrëveshje, siç dihet, pala shqiptare, vendi i së cilës po çlirohej nga një okupim i egër që solli krime ndaj njerëzimit, mungoi. Kjo kishte kuptimin e faktit se elita politike shqiptare nuk do të pyetej për ardhmërinë e vendit të saj – Kosovës. Marrëveshja e Kumanovës përmban edhe një element tjetër të pakuptimtë. Është marrëveshja e vetme ushtarake, pas së cilës i kapitulluari, që në këtë rast ishin forcat e armatosura serbe, nuk do të dënoheshin. Serbia u dëmtua gjatë bombardimeve, por edhe pse e kishte humbur luftën, shteti agresiv dhe infrastruktura në tërësi, nuk do të prekej. Beogradi nuk do të ngarkohej as me më të voglin obligim të reparacioneve. Kjo gjë e pazakonshme i dha rast shtetit serb që të mos ndjehej fajtor dhe të fillonte me masat agresive diplomatike për ta përmirësuar gjendjen e tij tejet të pavolitshme që e kishte atëherë në botë. Këtu duhet kërkuar edhe arsyen pse Millosheviqi shkoi nga pushteti, por ideologjia e tij shkatërrimtare dhe luftënxitëse mbeti edhe më tutje si program ne zyrat e pushtetit serb.

Në anën tjetër, Kosova qe zhytur në një anarki, e cila mund të kontrollohej nga takëmi politik ndërkombëtar dhe forcat e saja ushtarake (KFOR). Pasi që situata mund të kontrollohej, nuk konsiderohej e rrezikshme. Por, hapi i ndërkombëtarëve dhe i elitës politike të Kosovës, për të themeluar një shtet të qëndrueshëm, u humb që në ato momente dhe nuk është kthyer ende. Vendasit nuk patën fuqi e as njohuri politike, ndërsa ndërkombëtarë nuk treguan vullnet për themelimin e një shteti siç duhej ose siç kërkohej nga ta.

Udhëheqësit politikë të Kosovës vazhduan me përçarjet e tyre dhe me mos interesimin për të krijuar një organizim që e kërkon shteti. Për ndërkombëtarët, që kishin rolin kryesor në këtë proces, përçarja doli si mjet të cilin e shfrytëzuan për t’i kontrolluar forcat politike vendore dhe me të edhe situatën. Tashti kanë kaluar më shumë se 20 vite qëkur jeta politike e Kosovës vazhdon të funksionojë në këtë mënyrë e duke mos qenë në gjendje të formoj konsensus as për çështjet jetike shtetërore. Kjo gjë tashti e ka kaluar fushën e naivitetit dhe ka hyrë në atë të rrezikshme.

Drejtësia e vështirë në Ballkan

Pas luftës krimet në Kosovë kanë ndodhur dhe kjo gjë nuk mundet e as nuk duhet të fshihet. Drejtësia, pa marrë para sysh pasojat, duhet të zbatohet. Thënia e vjetër romake “Fīat jūstitia ruat cælum” (Le të zbatohet drejtësia edhe nëse qielli rrëzohet), e cila si parim u ringjall dhe nisi të zbatohet në Evropën e shek. XIX, duke filluar me Anglinë, në Ballkan e ka vështirë të realizohet edhe sot pas dy shekujve. Pra, ky nuk është vetëm problem i Kosovës. Ai është problem i tërë Ballkanit dhe më gjerë. Ky parim duhet të na shërbejë edhe si masë për matjen e nivelit të drejtësisë, pa të cilin segment demokracia mbetet vetëm fjalë e shkruar në letër.

Prandaj, dështimin e Kosovës, në radhë të parë duhet kërkuar në mos funksionimin apo më mirë të themi në mungesën e ekzistimit të organeve të pavarura të drejtësisë. Kjo është e vërtetë dhe kjo ka qenë arsyeja që e solli formimin e Gjykatës Speciale. Ne nuk duhet të kemi asnjë problem me këtë fakt sikur të mos ekzistonte ana tjetër e medaljes – Serbia.

Në Hagë u nxorën para drejtësisë një duzinë e të akuzuarve serbë për krime lufte dhe u dënuan disa prej tyre, por numri i të dënuarve mezi shënon shifrën simbolike. Për pjesën tjetër të dënimeve, ndërkombëtarët procesin ua besuan gjykatave serbe. Dhe, deri sot rezultati i këtyre gjykatave është zero.

Ndërkombëtarët këtë proces të njëjtë nuk ua besuan gjykatave të Kosovës dhe këtu fillon trajtimi i pabarabartë i dy vendeve, edhe pse Serbia në relacion me krimet e luftës nuk ka dhënë ndonjë dëshmi se posedon gjykata më efikase se ato të Kosovës. Duhet ta kemi para sysh se ndërkombëtarët me siguri do të insistonin ta bënin të njëjtën gjë edhe me Serbinë, por ata janë të vetëdijshëm që politika serbe nuk do ta lejonte një gjë të tillë. Megjithatë, politika e Kosovës e lejoi formimin e Gjykatës Speciale, për të cilën secili jurist do të argumentonte lehtë se është kundër sovranitetit të vendit ose kundër Kosovës në këtë rast. Nëse kemi harruar se si dhe pse u formua kjo gjykatë, duhet ta rikujtojmë faktin se kjo gjë u bë me pranimin e vet atyre që ishin të dyshuar, pasi që ata me siguri kanë shpresuar se nuk do të gjenden të akuzuar në bankat e saj. Ndoshta disa prej tyre ende shpresojnë se do t’iu ikin akuzave, sidomos dënimeve, për shkak të kontributit që kanë dhënë në formimin e kësaj gjykate.

Prandaj, ata që e kanë mundësuar formimin e kësaj gjykate, nuk e kanë bërë këtë për shkak të neglizhencës, por më shumë për shkak të naivitetit dhe papjekurisë politike dhe, sidomos, për shkak të pakujdesit ndaj sovranitetit të vendit të cilin pretendojnë ta udhëheqin. Tashti ekziston mundësia që mu këta të dalin para kësaj gjykate dhe të paraqitet efekti i bumerangut. Natyrisht se me këtë veprim ata që ishin pro formimit të gjykatës e kanë nxjerrë luftën e UÇK-së në pazar për ta shitur për interesat e veta personale. Kjo është një gjë e rrezikshme për shkak se këta politikanë, shumë prej tyre që ishin edhe vetë anëtarë dhe më shumë edhe udhëheqës të UÇK-së, këtë veprim e bënë në kuadër të luftës për pushtet. Por, ata kanë dëshmuar se janë të gatshëm ta bëjnë edhe këtë “kompromis” për të vazhduar të qëndrojnë në pushtet. Ata janë të korruptuar dhe për këtë arsye e ndjejnë veten të rrezikuar, ngase largimi nga pushteti do t’i sillte para përgjegjësisë. Megjithatë, dalja e tyre para Gjykatës Speciale nuk duhet ta ketë domethënien e gjykimit dhe dënimit të luftës së drejtë të UÇK-së. Sigurisht se dënimi i tyre eventual do ta forcojë pozicionin e Serbisë dhe do ta dobësojë atë të Kosovës në bisedimet e ardhshme. Një gjë e tillë do të krijonte barazi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në lidhje me atë që ka ndodhur gjatë viteve të luftës. Me këtë do të nënkuptohej se të dyja palët janë fajtore dhe duhet të ballafaqohen me pasojat. Natyrisht, realiteti është tërësisht ndryshe dhe faktet e dëshmitë ende janë të freskëta për t’i vërtetuar krimet serbe në Kosovë, të cilat kanë qenë të sponsorizuara nga politika zyrtare e Beogradit dhe, madje, të përkrahura edhe nga opozita. Për këtë arsye këto krime qeveria e sotme serbe ende i mohon, kjo edhe përkundër fakteve që bëjnë me dije për krimet me shifra të njohura specifike. Madje, edhe përkundër njohurisë së ekzistimit të varrezave masive në Serbi, që janë dëshmi e këtyre krimeve dhe të cilat i injoron Beogradi dhe për të cilën gjë bashkësia ndërkombëtare, çuditërisht, vazhdon të heshtë.

Epilogu

Pra, kjo është gjendja e rëndë në të cilën politika e Kosovës e ka vënë veten dhe, njëkohësisht, për këtë arsye politika serbe ka kaluar në avantazh. Koha kur është kërkuar që nga këta politikanë të insistohet me veprim të kërkimit të përgjegjësisë nga Serbia është shfrytëzuar nga këta njerëz që të pasurohen dhe t’i forcojnë pozitat e tyre politike. Tashti, këta politikanë nuk është që nuk e kanë kuptuar këtë gjendje. Kjo është arsyeja që disa prej tyre kanë kërkuar zhbërjen e Gjykatës Speciale, të cilën e kanë krijuar me insistim të tyre. Por, kjo gjë nuk bëhet më.

Çështja e Gjykatës Speciale ka edhe një hipokrizi të veten. Të gjithë deklarohen publikisht kundër ngritjes së aktakuzave ndaj personaliteteve në fjalë, por privatisht shumë prej tyre pajtohen se këta njerëz duhet të dalin para kësaj gjykate. Madje, edhe të dënohen për shkak se skena politike do të çlirohej nga këta njerëz. Me largimin e tyre në këtë mënyrë nga politika, besohet se edhe ekonomia mund të ngjallet, pasi që edhe të mirat e kësaj fushe janë kanalizuar të rrjedhin në drejtim të xhepave të tyre. Prandaj, këtu shihet dështimi i politikës kosovare, e cila deri sot nuk ka shënuar sukses në shumicën e segmenteve shtetërore, ekonomike, diplomatike e sociale.

Pa marrë para sysh epilogun e gjykatës dhe të të akuzuarve potencialë, bisedimet me Serbinë do të varen edhe nga ndikimi evropian dhe sidomos nga ai i SHBA-ve. Ndikimi amerikan në këtë moment, me administratën ekzistuese dhe, sidomos, nëse ajo mbetet në pushtet edhe një mandat, nuk është në favor të Kosovës. Gjërat kanë lëvizur dhe politika amerikane, që kishte konsideratë ndaj çështjes shqiptare në Kosovë dhe Ballkan, do të kthehej vetëm nëse zgjedhjet e ardhshme do t’i fitonte Joe Biden. shenja

Previous Post

Greqia futet në karantinë/ Ambasada Shqiptare në Athinë bën njoftimin e rëndësishëm

Next Post

Marrëveshja e detit/ Dhendias: Thuajse në fund të procesit të zgjerimit me 12 milje në Jon! Ky mesazh edhe për Turqinë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Marrëveshja e detit/ Dhendias: Thuajse në fund të procesit të zgjerimit me 12 milje në Jon! Ky mesazh edhe për Turqinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.