Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën “arrest shtëpie” kancelares së kësaj gjykatë të arrestuar dy ditë më parë.
Suzana Mandia u prangos pasi akuzohet për korrupsion. Nga hetimet u zbulua se ajo merrte para për të manipuluar shortin për përzgjedhjen e gjyqtarëve në çështje të ndryshme penale.
Mandia merrte ryshfet jo vetëm nga gjyqtarët, por edhe nga palët e përfshira në procese gjyqësore.
Ajo ishte emëruar në postin e kancelares së Gjykatës së Durrësit pas ardhjes së Ylli Manjanit në krye të Ministrisë së Drejtësisë./LASPI.AL/















