40 milionë lekë dëmshpërblim për dëmtimin psikologjik të shkaktuar gjatë prangosjes së tij ne shtator të 2014 kërkon ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Sipas avokatit të tij Maks Haxhia, nëpërmjet ekspertizës së psikologes Jonida Haxhiu, vërtetohet fakti se, shkarkimi nga detyra që i bëri Kuvendi në shtator dhe burgosja e ish-guvernatorit ka rënduar anën psikologjike te klientit të tij.
Padia për dëmshpërblim është depozituar në Gjykatën Administrative.
Fullani u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë për skandalin e vjedhjes së mbi 700 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë./LAPSI.AL/















