Gjoba e Policisë Bashkiake të Tiranës, për Partinë Demokratike në lidhje me dëmet e shkaktuara gjatë protestës nga militantët e kësaj force, u firmos nga djali i një zyrtari të lartë demokrat.
Fleta e gjobës, është firmosur nga efektivi Besmir Karaj, i cili është djali i kryetarit të Partisë Demokratike të Fushë-Krujës, Sabri Karaj.
Nuk dihet se cili do të jetë fati i kryetarit të PDsë së Fushë Krujës, pasi djali i tij ka gjobitur shefin e selisë blu.


















