Nënkryetar i AAK-së thotë se do e presin vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, dhe pavarësisht kësaj, sipas tij, populli do e gjejë rrugën drejt demokracisë
Prishtinë 22 gusht 2014 – Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së thotë se PDK e ka kapur shtetin dhe po dëshiron ta lëshoj. Kjo, sipas tij, për shkak të krimit që kanë instaluar.
Sipas tij, treshja opozitare nuk do t ndryshoj qëndrim. “Fakti që nuk po duan të shkojnë nuk ka të bëjë vetëm me poste ministrore ka të bëjë me një raport të krimit të organizuar në Kosovë, e ka kap shtetin dhe nuk po do ta lëshojë”, tha Gjini për RTK.
Gjini tha se do e presin vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, dhe pavarësisht kësaj, sipas tij, populli do e gjejë rrugën drejt demokracisë. “Ata nuk po duan të heqin dorë, dhe nëse Gjykata bëhet pjesë e kësaj skeme, atëherë gjithkujë në Kosovë i premtoj dhe vetes se gjithmonë populli e gjen rrugën për me vendosë demokraci”, tha Gjini.















