Ish nënkryetari i Partisë Demokratike (Demokratska Stranka – DS) dhe ish ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Dragan Shutanovac, në një intervistë për revistën serbe “Nedelnjik”, ka zbuluar detaje interesante të kohës kur Serbia qeverisej nga kryeministri Zoran Gjingjiq.
Sipas tij, kryeministri, i cili u vra më pas, në një atentat, kishte një plan që ta ndante Kosovën, që nënkuptonte më pas njohjenn e pjesës tjetër, e cila do t’u mbetej shqiptarëve.
Plani i Zoran Gjingjicit, përveç ndarjes së Kosovës, përfshinte edhe aneksimin e Republikës Serbe, në Bosnjë e hercegovinë, gjë që do ta bënte Serbinë me një territor ndjeshëm më të madh se aktualisht.
“Në fund të vitit 2002, Goran Vesiqit dhe mua na është kërkuar nga ish kryeministri Gjingjiq që të shkonim në Berlin, për të biseduar me shefin e kabinetit të ish-presidentit të Kosovës për atë që do të thoshte ndarja e Kosovës”, ka thënë Shutanovac, citon lajmi një pjesë të deklarastës së Shutanovacit.
“Gjingjiqi ishte në kërkim të një zgjidhjeje përfundimtare për Kosovën, dhe ideja e tij ishte që të bie dakord për ndarjen e saj, në një mënyrë reciprokisht të pranueshme, dhe më pas Serbia ta njihte pjesën tjetër të Kosovës”, ka shtuar ai.
“Në atë kohë, disa intelektualë me ndikim e bindën Gjingjiqin se nëse do të arrinte ta ndante Kosovën, Serbia, në të njëjtën kohë, do të duhej të fillonte procedurat për aneksimin e Republikës Serbe në Bosnje”, ka shpjeguar ai.
Sipas Shutanovacit, ndaj Gjingjiqit ishte kryer një atentat edhe gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Republikës Serbe, në Banja Llukë.















