Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni zhvilloi sot një takim me drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, ku diskutoi mbi sfidat e strehimit në vend.
Gjatë takimit Gjermeni e vuri theksin në rregullimin e këtij programi për qytetarët, Sipas ministres, sfidat me të cilat përballemi dhe mënyrat për t’i adresuar duke patur në vëmendjen tonë qytetarët janë fokusi i punës.
“Programi i Kreditimit të Lehtësuar nuk është ndërprerë në asnjë moment për qytetarët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, policët e vrarë në detyrë, familjet qiramarrëse, të cilat do të lirojnë banesat e pronarëve, mbështetur në aktin normativ, apo personat që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale me shitësit e banesave dhe rrezikojnë të humbasin paratë”, deklaroi Gjermeni.















