Shteti gjerman ka reaguar ndaj emigrimit masiv të shqiptarëve, duke dhënë urdhër që në kufirinmes Serbisë dhe Hungarisë të shkojnë 20 policë gjermanë, me qëllim që të ruhet qetësia.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka njoftuar se dërgimi i policëve do ti shërbejë përmirësimit të situatës në terren.
Mbi 12.500 kosovarë kanë kërkuar azil që nga janar i vitit 2014 dhe Ministria eBrendshme Gjermane i ka konfirmuar KTV’së se azil kanë fituar vetëm 0.3 % e tyre dhe se të gjithë të tjerët do të kthehen shumë shpejt në Kosovë.
Ndërsa, sot Policia e Kosovës arrestoi një person që kontrabandonte emigrantë ilegalë drejt shteteve perëndimore.















