Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Taulant Balla janë përplasur në Kuvend sa i përket rendit dhe sigurisë në vend, e ndërsa akuzat më pas janë bërë personale. Deputeti socialist i bëri thirrje ish-kryeministrit të largohet nga bandat kriminale. Në readimin e tij Berisha tha se deputeti i PS është i lidhur me bandën kriminale “Klani Gjura”.
Balla: Kam një apel për ty Sali Berisha, distancohu nga elementët kriminalë dhe terroristë që iu jep urdhra me telefon, je ti që shfrytëzon me telefon. Këtë që po ta them ma tha një deputet nga PD
Berisha: Një anëtar i “klanit Gjura” që më sulmon mua më nderon. Avokati i tyre nuk i mbron dot, mund të pudroset me kokainën e tyre, mund të ndërtojë prona me drogën e tyre… Është një klan me ndjekje ndërkombëtare nga më të rrezikshiet. Nuk kam të dhënë se kokaina në Stamboll ishte e “klanit Gjura”, po ju keni qënë lider. Taulant Balla është i regjistruar në TIM-s që kalon në makinën e tij Fatos Gjurën në ndjekje ndërkombëtare. Ky është i dënuar 7 herë për shpifje. Zyrtari më i dënuar. Zonja Sukis që është motra e tij është përfituese e reklamave të Llotarisë Kombëtare. Fituese e tenderave në Ministrinë e Brendshme dhe në Bashkinë e Elbasanit.
Balla: Ti ke qënë në pushtet kur ata elementë që përmende, ata janë në burg, krytari i PD së fshatit. Ti Sali ke një problem me mua, unë kam fatin e keq që kam moshën e djalit tuaj. Djali juaj iu ka dalë nga duart, e ke sindromë. Ne nuk duam të paguajmë këtë syndromë qw ke me djalin tënd. Thuaje dhe atë të sidës… ty të dhëmb kur përmend djalin, e di, shumë të dhëmb. Unë darkë për darkë shkoj tek familja, ti e vuan këtë.
Berisha: Për sa i përket sulmeve ndaj djalit, ka bërë disa gjyqe, i ka humbur në mënyrën më të turpshme. Për sa i përket përdhunimit, i bindur të jesh se shumë shpejt do t’i lexoj në këtë sallë. Do të nxjerr deponimin që viktima ka bërë për ty.
Meta: Ju lutem lërini fjalët. Se s’ka kuptim të përmendim njerëzit e afërm të njëri-tjetrit.
Berisha: Flas me fakte.
Meta: Kur faktet nuk përputhen me teorinë ndrysho faktet
















