Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të dielë në Goch të Gjermanisë, ku një fëmijë 10-vjeçar shqiptar është mbytur në lum.
Mediat gjermane raportojnë se vogëlushi u nxorr me shpejtësi nga uji dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte.
Në kërkimin e 10-vjeçarit u angazhua edhe një helikopter i policisë, zhytës e forca të shumta zjarrëfikëse.
Ngjarja ndodhi në Nierswelle, një park mjaf i populluar gjatë fundjavës. Policia vendase po heton ende për të saktësuar rrethanat e aksidentit.
















