Policia ka mundur të identifikojë viktimën që humbi jetën në aksidentin tek Rruga e Kombit në aksin Rrëshen – Kukës.
Ai është Leonard Mamaga 31 vjeç nga Tirana. Viktima drejtonte një motor dhe u përplas me trafikndarësen pasi humbi kontrollin dhe rrëshkiti.
31-vjeçari po kthehej nga Kosova me një grup motoristash.















