Remzije Zeka Sherifi
Një mbrëmje përplot me emocione , lot dhe duartrokitje frenetike përshkoi dashamirët e etshëm të artit skenik ne fundjavën e parë të Janarit në qytetin e artit dhe të kulturës në Glasgow
Shqiptarët me prejardhje nga të gjitha trojet që jetojnë e punojnë në Skoci, u bënë bashkë me miqtë e tyre Skocez për të ndjekur monodramën “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit që në Glasgow e solli Gjergj Doçi, aktor i teatrit”Aleksandêr Moisiu” në Durrës.
Gjergji me eksperiencën e tij të begatë mbi 40 vite ne skenat e teatrit , me zë të artikuluar, pasionin dhe mishërimin e plotë në rolin e At Zef Pllumit, kallëzoi rrëfimin rrëqethës e trishtues të një historie të hidhur përtej hekurave , që fatkeqësisht e përjetuan me mijëra e mijëra të burgosur politik gjatë periudhës 50 vjeçare te regjimit stalinist.
Vepra e At Zef Pllumit dhe interpretimi i denje i aktorit hodhën në drite realitetin e hidhur ku të burgosurit u torturuan mizorisht edhe për vdekje , përjetuan ferrin me syhapur, e me absurde fakti se disa prej tyre që nuk iu përballuan dot keqtrajtimeve edhe për së vdekuri u mbajtën në arkivole deri ne orën kur u skadonte dënimi me burg për t’iu dorëzuar familjarëve të tyre… .
..Eh ç’mi solli evokimet e kohës se ikur edhe të shqiptarëve në Kosovë kur vetëm për një fjalë goje si Flamuri kuq e zi ,.. , Skënderbeu apo edhe Enveri shumë veta u torturuan e u tretën në burgjet serbe …
“Kam frike se nuk e di a do te jetë Liri e vërtetë ajo atje jashtë përtej këtyre telave me gjemba ?!
Por megjithatë unë do te vazhdoj rrugën time për të treguar.! Kto vargje të At Zef Pllumit disi mu ngulitën në mëndje dhe më bënë të pyes veten sa e sa herë: Vallê , kur do gëzojnë Liri të vërtetë bashkëkombësit tan në hapësirat gjithë shqiptare?!
Monodrama ‘Rrno për me tregue’ e At Zef Pllumit është përshtatur për skenë nga Bashkim Hoxha.
Organizator dhe Producent: Ilir Doci.
Perkthyese: Ledia Doci
Titrimi: Julian Shyti
Udheheqes artistik: Julian Shyti
Bashkëpuntorët ne Shqiperi: Regjisore – Adelina Muca
Kompozitor – Ylli Ramzoti Piktor & Skenograf – Nasi Popa
























