Gazetari i Kohavisionit, Mefail Bajçinovci, është kërcënuar me jetë. Kërcënimi është bërë sot (e mërkurë), rreth orë 11:00, nëpërmjet telefonit.
Policia ka konstatuar se thirrja telefonike ka ardhur nga Burgu i Dubravës, Pavioni V, dhe tashmë po hetohet për autorin e kërcënimit.
Pas kërcënimimit, gazetari Bajçinovci e ka denoncuar rastin në polici, e cila ka reaguar menjëherë dhe ka arritur ta lokalizojë vendin prej nga ishte thirrur me telefon.
“Policia ka reaguar menjëherë. Ajo ka zbuluar se kërcënimi është bërë nga një kabinë telefonike në Burgun e Dubravës – Pavioni V”, ka treguar Bajçinovci për Koha.net.
Ai ka treguar se burri që e kishte marrë në telefon, së pari ishte siguruar se po fliste me të, e pastaj kishte nisur sharjet e kërcënimet.
“Nuk prita, por e denoncova rastin në polici dhe ajo menjëherë reagoi. Brenda dy orësh e ka lokalizuar se kërcënimet vinin nga Burgu i Dubravës, Pavioni nr. 5. Po ashtu, pohohet se bëhet fjalë për një të dënuar me çrregullime mentale”, ka thënë Bajçinovci.
Mefail Bajçinovci e drejton emisionin “Puls” të Kohavisionit. Ai shquhet për guxim professional dhe nuk u shmanget temave e debateve të nxehta.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















