• Latest
  • Trending
  • All

Gazetari anglez që i dha kuptim gazetarisë dhe letërsisë botërore

19/01/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazetari anglez që i dha kuptim gazetarisë dhe letërsisë botërore

19/01/2017
in Aktualitet

Daut Dauti

Recenzion: Bernard Crick: George Orwell – A Life (George Orwell – Një Jetë); Botoi: Penguin Books, London 1992.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nga shumica e kritikëve letrarë kjo biografi e George Orwell-it, e shkruar nga Bernard Cirick, konsiderohet ndër më të kompletuarat dhe më të mirat. Jeta e Orwell-it, e paraqitur që nga fëmijëria e hershme e deri te vdekja, shtrihet në XVII kapituj që shpalosen në 675 faqe.

Sivjet shënohet 114-vjetori i lindjes dhe 67-vjetori i vdekjes së këtij shkrimtari të madh, i cili e ndryshoi botën nëpërmjet gazetarisë, letërsisë dhe politikës.

Goerge Orwell (emri i vërtetë Eric Blair) ka lindur në Indi në vitin 1903, ku babai i tij ishte shërbyes civil në administratën e Perandorisë Britanike. Pas një viti ai u soll për t’u rritur dhe arsimuar në Angli. Pasi që e kreu shkollimin në “Eton College”, duhet theksuar se ishte i pajisur me shkollim të cilësisë sipëror. Për shkak të mungesës së parave nuk pati mundësi t’i vazhdonte studimet universitare. Pas kryerjes së kolegjit shkoi në Birmani, ku u punësua në Policinë Imperiale të Indisë.

Pas disa vitesh u kthye sërish në Angli, pastaj shkoi në Spanjë, së bashku me Eileen, gruan e tij të parë, për të marrë pjesë në luftën civile në anën e republikanëve antifrankoist. Me 20 maj 1937 u plagos në qafë, një ngjarje që e shpjegoi në esenë “Wounded by a Fascist Sniper” (I plagosur nga një snajperist fashist) dhe në novelën “Homage to Catalonia” (Homazh Katalonisë). Pas kësaj ngjarjeje kthehet në Angli, në atë kohë me ndryshim të madh në pikëpamjet e tija politike, por edhe në intensifikimin e krijimtarisë letrare.

Sa i përket veprimtarisë së tij, nga kjo biografi marrim vesh se shkrimtari dhe gazetari anglez, George Orwell, ka shkruar nëntë libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione, letra dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë. Në disa raste janë publikuar të gjitha veprat e tij, që përfshijnë 20 vëllime. Për një shkrimtar gjigant dhe gjenial si Orwell-i, i cili e vulosi letërsinë me stilin e tij, mund të thuhet se ky numër i veprave nuk është i vogël as nga kuantiteti.

Arsyeja që sot nuk kemi më shumë vepra të tij, është jeta e shkurtër dhe sëmundja nga e cila ai vuajti një kohë të gjatë. George Orwell-i jetoi vetëm 46 vjet. Por, jeta që ka bërë ai deri në piedestal ka qenë e vështirë. Deri vonë varfëria i rrinte mbi qafë, gjë që i shkaktoi edhe shëndet të ligë, nga i cili vdiq relativisht i ri. Për të mbijetuar iu desh të shkruante në shumë gazeta dhe, madje, të argumentonte për të njëjtën dukuri nga pozita të ndryshme. Sasi të madhe të kohës i mori edhe pasioni që kishte për jetën në fshat, kopshtarinë, kujdesin për kafshët shtëpiake, peshkimin dhe zdrukthëtarinë.

Bernard Crick në këtë libër biografik e njofton lexuesin me të arriturat dhe karakterin e Orwell-it si njeri dhe si shkrimtar. Ai e sheh Orwell-in si një njeri të madh, i cili ishte shumë i suksesshëm edhe pse pati jetë të shkurtër. Brenda kësaj kohe të shkurtër Orwell-i u ngrit nga një shkrimtar dhe gazetar i panjohur në një personalitet shumë të rëndësishëm në Angli, kurse pas vdekjes u bë edhe figurë qendrore në letërsinë botërore. Popullariteti i tij pas vdekjes ka qenë gjithmonë në rritje. Në këtë horizont kaq të madh të shtrirjes së tij, e tillë është edhe influenca që ushtroi në Angli dhe në botë. Influenca e tij, që ndodhi pas vdekjes, është shfaqur në domenin e politikës, në të cilën ai ka ndikuar me anë të zhvillimit të nocionit të lirisë dhe tolerancës si kategori dhe koncepte jo vetëm të kuptimit politik, por edhe të atij filozofik. Siç shihet në kapitullin XI të këtij libri, kjo e bëri Orwell-in shkrimtar politik.

Orwell-i ushtroi ndikim edhe nga fakti që ishte në gjendje të pranonte ose refuzonte ndonjë risi letrare ose artistike, që tentonte të hynte në rrjedhat kryesore të lëmenjve përkatës. Orwell-i ishte i pari që e kuptoi “Uliksin” e James Joyece-it dhe e çmoi lart këtë vepër dhe autorin irlandez. Kjo ndodhi atëherë kur gazetat angleze dhe “intelektualët” e këtij vendi “Uliksin” dhe Joyce-in i quanin fëlliqësirë. Ai e lavdëroi artin e Henry Miller-it, por e shau për shkak që ai shfaqte një cinizëm të qëllimshëm jopolitik. E përkrahu shpërblimin që iu dha Ezra Pound-it për vepër artistike, edhe pse e urrente publikisht si person, të cilin e quante fashist, kriminel lufte, etj. Pra, Orwell-i bëri me dije që personaliteti dhe vepra janë dy njësi, të cilat, për të, shkonin ndaras.

Në lidhje me përkatësinë kombëtare, ai e quante veten anglez dhe nuk dëshironte t’i thoshin se ishte britanik. Në këtë vepër, Bernard Crick-u thotë se Orwell-i në veprat e tij e ka paraqitur karakterin anglez. Këtë thënie të tij ai e bazon në dy studimet që i ka bërë Orwell-i, të cilat janë: “Lion and the Unicorn” (Luani dhe Njëbrirëshi) dhe “The English People” (Populli Anglez). Bernard Crick-u, si biograf me renome i Orwell-it, insiston që këto dy vepra janë ndër studimet më serioze në lidhje me karakterin kombëtar të anglezëve. Ai thotë se Orwell-i është superior ndaj mendimeve dhe veprave të Arthur Bryant-it dhe Winston Churchill-it, që kanë shkruar për këtë çështje.Orwell-i ishte edhe mendimtar politik i llojit të vet. Crick-u vërteton se një gjë të tillë Orwell-i e ka paraqitur në veprën e tij “1984”, ku ai themelon një model për historianët e ekonomisë dhe për shkencëtarët shoqëror, duke i sfiduar këto dy lëmi për krahasim. Një gjë e këtillë paraqet një logjikë ironike dhe një vazhdimësi të brendshme me ‘Leviathan-in’ e Thomas Hobbes-it, e cila është kryevepra e filozofisë politike angleze.

Para se të shkonte në luftën e Spanjës, George Orwell-i e themeloi konceptin e totalitarianizmit duke i pasur parasysh politikat diktatoriale të Hitlerit dhe Stalinit. Më vonë, pas dy dekadave, për totalitarianizmin folën dhe shkruan edhe Hanna Arendt, Carl Friederich dhe Zbigniev Bzhezhinski, por nuk treguan kurrë nga ku e kishin marrë termin dhe domethënien e tij.

Ndikimi i tij në të gjitha format e të shkruarit ishte aq i madh sa që shpjegimet e situatave politike të komplikuara, të veçanta, të paimagjinueshme ose joreale, që bëhen nën regjinë e shtetit, morën emrin e tij – orwelliane. Një term i tillë gjeti përdorim edhe në rastin e Kosovës. Mund të na kujtohet që tendencën e Millosheviqit që të zhdukte identitetet individuale (ndoshta edhe kolektive) dhe zhdukjen fizike të shqiptarëve, zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, e quajti orwelliane.

Tags: edi rama
Previous Post

Britani, kapen shqiptarët; krah pune në fabrikat e kanabisit

Next Post

Ish-gruaja e deputetit Peza në prokurori: U tregoj si i ka bërë paratë, por dua mbrojtje për djalin dhe veten

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ish-gruaja e deputetit Peza në prokurori: U tregoj si i ka bërë paratë, por dua mbrojtje për djalin dhe veten

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.