Arben Manaj
Dy shqiptarë, emigrantë ilegalë, janë kapur nga polica në Anglinë qendrore në një fabrikë të sofistikuar që prodhonte në mënyrë artificiale kanabis sativa.
Besohet se ky impiant artificial kishte kohë që operonte dhe vlera e kanabisit të kapur shkon deri në 160 mijë stërlina. Gjatë operacionit është kapur edhe një person tjetër i moshës 30-vjeçare, i cili është liruar me kusht për t’u paraqitur më vonë në polici.
Ky është një nga rastet e shumta të kapjes së shqiptarëve që merren me kultivimin e kanabisit në mënyrë artificiale, ku përgjithësisht punësohen emigrantë ilegalë që jetojnë dhe ushqehen nga pronarët e kësaj industrie, duke u paguar më mirë se në ndërtim apo duke punuar për të shlyer borxhet për trafikimin e tyre ilegal në Britani.






















