Ministri Dardan Gashi tha se “brenda një afati shumë të shkurtër, në bazë të këtij vendimi, për të cilin janë informuar të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare do të fillojmë aksionin”
Pasi marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Prishtinë, rreth moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve në Veri dhe në Jug të Mitrovicës, deri tash në komunën Veriore nuk dhanë asnjë fryt, siç është paralajmëruar, sot kam marrë një vendim që parasheh implementimin e ligjit edhe në këtë pjesë të vendit.
Kështu ka paralajmëruar ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.
“Ne pas këtij vendimi i cili tashmë është në fuqi, presim që autoritetet komunale të Mitrovicës së Veriut t’i përgjigjen këtij vendimi dhe të marrin masat e nevojshme. Nëse jo, brenda një afati shumë të shkurtër, në bazë të këtij vendimi, për të cilin janë informuar të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare do të fillojmë aksionin”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ai ka bërë apel te qytetarët në Veri dhe Jug të Mitrovicës që ta ruajnë qetësinë dhe të mos pengojnë punën e inspektorëve dhe forcave të rendit, gjatë ekzekutimit të këtij vendimi!
“Qeveria e Republikës së Kosovës pra është e vendosur ta implementoj ligjin dhe nuk do të toleroj provokime të përditshme nga ana e ekstremistëve dhe nga Qeveria e Beogradit”, ka përfunduar Gashi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...