Komunikimi me qytetarët, për zëdhënësin e PDK-së në Drenas, Betim Berisha, ka treguar se Drenasi nuk është për ndryshim të partisë në qeverisje, por për shtimin e punës. “Nuk është disponimi i qytetarëve të ndërrohet qeverisja në Drenas.
Por, kërkesë e qytetarëve është që çdoherë të bëhet më mirë, të punohet më mirë sepse aty ku punohet ka vend për t’u punuar më mirë. Por nuk kam parë kërkesë të elektoratit në ato takime që kemi pasur që të ndërrohet qeverisja, që është diçka e mirë”, thotë Berisha, i bindur se kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, do të marrë udhëheqjen e Drenasit.






















