• Latest
  • Trending
  • All

Fundi i pashallarëve të PS dhe basti i Ramës

25/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Fundi i pashallarëve të PS dhe basti i Ramës

25/02/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Arion Sulo

Katër muaj para zgjedhjeve lokale, pa ndonjë arsye bindëse dhe në braktisje të detyrës, dorëheqja e kryebashkiaku të Pogradecit, Artan Shkëmbi u lexua si një shembull që duhet të ndiqet nga kryetarë të tjerë bashkish socialiste, që Edi Rama ka vendosur të mos i rikandidojë më në 21 qershor.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në rastin e Shkëmbit, skenari dhe vendi i zgjedhur, selia e PS dhe jo Bashkia e Pogradecit, ishin menduar shumë trashë, sepse i tillë duhej të ishte edhe mesazhi tek kryebashkiakët e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit, Fierit dhe ndoshta Elbasanit.

Edhe pse pa mëdyshje për fuqinë financiare dhe elektorale të Shpëtim Gjikës, Fadil Nasufit, Flamur Bimes, Baftjar Zeqos apo qindra  komunarëve që “digjen” nga ndarja e re, kryeministri ka sfiduar realitetin e provincave shqiptare, duke vënë në bast rezultatin e zgjedhjeve vendore. Ata nuk do të rikandidohen më nga PS.

Por siç ka ndodhur në zgjedhjet e 2007 dhe 2011, ata do të përdorin presionin se do të hyjnë në garën e 21 qershorit si kandidatë të pavarur apo të mbështetur nga parti të vogla.

Me tarafet dhe nderet që kanë bërë në 10 vite, këta kryebashkiakë përfshijnë një rreth jo të vogël votuesish që mund të prishin punë, aq më tepër kur aksionet e energjisë dhe ndërtimeve pa leje kanë shtuar rezervuarin e të pakënaqurve.

Përballë kësaj rezistence, kryeministri si nxënës i shkëlqyer i shkollës “qëllimi justifikon mjetin”, po i detyron edhe me të kaluarën e tyre, të japin dorëheqjen për t’i zhveshur nga çdo pushtet që mund ta përdorin kundër PS në zgjedhje. Po i nxjerr edhe publikisht që të deklarojnë se e bëjnë këtë me dëshirë dhe si qengja të urtë, të shkojnë deri aty sa të kthehen në komisionerë të thjeshtë për PS-në në zgjedhje.

Fati i tyre politik është vulosur tashmë me një fund pa lavdi, por të  merituar, pasi edhe bilanci i mandateve të tyre apo presioni që ata po bëjnë për rikandidime ose pazare të tjera i tillë është.

Për ndryshimin e njerëzve në krye të qyteteve, Rama s’e ka keq, sepse  më e pakta janë këta kryebashkiakë që i shndërruan qytetet në fjetina gjigante. Pashallarët e vegjël, që vetëm të tillë s’ishin, duket se nuk kanë më çfarë të japin për qytetet dhe qytetarët që u kanë dhënë atyre nga tri mandate ose 12 vite të gjata në krye të feudeve.

Pjesa më e ndriçuar dhe e palidhur me interesa e votuesve në Vlorë, Fier, Berat e Gjirokastër kanë kohë që e kanë humbur besimin te këto figura, por tradita e kalcifikuar politike dhe migrimi masiv drejt Tiranës i kanë ndihmuar të dalin fitues në tri zgjedhje rresht.

Pastrimi që po bën Rama është vetëm i dobishëm dhe pakkush mund të mërzitet për trazimin e ujërave.

Ajo që nuk duket e tillë është procesi i përzgjedhjes së emrave të rinj, të cilët me pushtetin që do të kenë, kanë nisur të quhen “guvernatorët” e 61 bashkive shqiptare. Shumë deputetë, duke parë pushtetin real që do të kenë kryebashkiakët pas 21 qershorit, janë gati të lënë mandatet për të konkurruar.

Të njëjtën lëvizje propozonte me të drejtë dhe Mero Baze në “Tema”, sepse kandidimi i figurave të rëndësishme nga të dy kampet në qytetet e mëdha, do të ngrejë njëherazi nivelin politik dhe kapacitetet njerëzore të tyre.

Por, a po e bën Rama këtë?

A nuk janë Majko dhe Blushi, me përvojën që kanë, kandidatë të pëlqyer për garën e Tiranës? Po Fino, Klosi, Balla, Braçe, a nuk kanë përvojën e duhur politike për qytetet e tjera të dorës së parë?

A do t’i përzgjedhë Rama si kandidatë? Gjasat janë që jo! Historia e tij e shkurtër në krye të ekzekutivit tregon se kjo shkon kundër filozofisë së tij politike. E kishte në dorë ta bënte me qeverinë dhe nuk e bëri. Në vend të përvojës së tyre, zgjodhi ata që solli vetë në PS pas 2005-ës.

Rama ka një rast të mirë për të shfryrë pakënaqësitë e figurave kryesore të PS në grupin parlamentar, të cilët që dje filluan të ngrenë zërin për procesin e errët të përzgjedhjes së kandidatëve.

Atë që s’bëri me qeverinë, kur la jashtë figurat kryesore të PS, mund ta ndryshojë tani. Por kryeministri duket se do t’i qëndrojë besnik parimit se, me të rinj dhe të bindur mund ta bëjë vetë edhe kryebashkiakun e Shqipërisë.

Basti i radhës së kryeministrit sipas stilit “të gjitha ose asgjë” mund ta nxjerrë fitues me kryebashkiakët në ikje, por me këtë parim, më 21 qershor “thikat” e senatorëve të PS do t’i ketë pas shpine.

Previous Post

Edi Rama shmang Kosovën, pajtohet për hekurudhën Podgoricë-Beograd!

Next Post

Ku është opozita?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ku është opozita?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.