Tre shqiptarë janë arrestuar nga “Guardia di Finanza” e Como-s me akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin, raportojnë sot mediat lokale.
Atyre iu gjetën 5.500 euro si dhe 24 doza kokainë e pastër.
Fillimisht policia pikasi njërin prej tyre, i cili u përpoq të fshihej nga sytë e patrullës mes njerëzve në piazza Garibaldi në Cantu.
Atij iu gjetën 13 doza kokainë. Më pas, u arrestuan dy bashkëpunëtorët e tjerë dhe u sekuestruan edhe 11 doza të tjera kokainë.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin fshehur lëndë narkotike në banesat e tyre, në pako makaronash dhe kuti ilaçesh.
Policia gjithashtu sekuestroi edhe materiale të tjera për përgatitjen dhe paketimin e drogës.















