Anëtarët serbë të qeverisë “Mustafa” nuk zotërojnë dokumente të Republikës së Kosovës, e një prej tyre nuk ka as shtetësi kosovare, ka thënë një burim për “Koha Ditore”.
Pjesë e qeverisë së re, të drejtuar nga kryetari i LDK-së IsaMustafa, janë zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariç, dhe ministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Aleksandër Jablanoviç. Që të tre janë zyrtarë të “Listës Serbe”, parti politike që ka lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Në deklarata publike ata i referohen Kosovës si krahinë dhe jo me denominimin kushtetues, por si “Kosova dhe Metohia”, njësoj si Beogradi zyrtar.















