• Latest
  • Trending
  • All

Frojdi dhe Lindja e Mesme

14/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Frojdi dhe Lindja e Mesme

14/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Thomas FRIEDMAN

Kur përpiqemi t’i japim kuptim asaj që ndodh në Lindjen e Mesme, një prej rregullave më të rëndësishëm që duhet të mbajmë parasysh është ky: Ajo që politikanët këtu ta thonë privatisht, zakonisht është pa lidhje. Ajo që ka më shumë rëndësi, dhe ajo që shpjegon më së miri sjelljen e tyre, është çfarë i thonë publikisht, në gjuhën e tyre, popullit të tyre. Ndërkohë që presidenti Obama dërgon më shumë këshilltarë për të ndihmuar irakenët që të mundin Shtetin Islamik, është shumë e rëndësishme që të dëgjojmë me kujdes se çfarë thonë publikisht aktorët kryesorë, në gjuhën e tyre, në lidhje me njëri-tjetrin dhe aspiratat që kanë. Për shembull, Instituti Kërkimor i Mediave i Lindjes së Mesme, ose Memri, kohët e fundit postoi një pjesë të një interviste të dhënë nga Mohammad Sadeq al-Hosseini, një ish këshilltar i presidentit të Iranit, Mohammad Khatami, e cila ishte transmetuar në TV Mayadeen në 24 shtator, ku ai thoshte se Irani shiit, përmes të tretëve, ka marrë kontrollin de facto të katër kryeqyteteve arabë: Beirutit, përmes militantëve shiitë të Hezbollahut; Damaskun, përmes regjimit shiit/alavit të Bashar al-Assadit; Bagdadin, përmes qeverisë së kryesuar nga shiitët atje; dhe – për këtë shumë pak vetë në Perëndim e kishin mendjen – Sanan, ku sekti shiit jemenas pro iranian, Houthi, kohët e fundit mori kontrollin e kryeqytetit të Jemenit dhe tani dominon mbi sunitët.
Al Hosseini tha për Iranin dhe aleatët e tij: “Ne, në boshtin e rezistencës, jemi sulltanët e rinj të Mesdheut dhe Gjirit. Ne në Teheran, Damask, në periferinë jugore të Beirutit, Bagdad dhe Sana do të ribëjmë hartën e rajonit. Ne jemi gjithashtu sulltanët e rinj të Detit të Kuq”. Dhe ai shtoi se, Arabia Saudite është një “tribu në prag të zhdukjes”. Ne mund të mos i dëgjojmë këto gjëra, por arabët sunitë i dëgjojnë, sidomos tani kur SHBA dhe Irani mund t’i japin fund luftës së tyre të ftohtë 35-vjeçare dhe arrijnë një marrëveshje që do i lejonte Iranit një program bërthamor “paqësor”. Kjo ndihmon për të shpjeguar edhe diçka tjetër që mund t’ju ketë shpëtuar: militantë sunitë shkuan në një fshat saudit shiit, al-Dalvah në 3 nëntor dhe qëlluan për vdekje pesë shiitë sauditë gjatë një aktiviteti fetar.
Të paktën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ndodhet në botën moderne. Jo, prisni pak, cili është emri që Erdogani dëshiron t’i vendosë urës më të re që po ndërton mbi Bosfor? Përgjigja: Ura e Sulltan Selimit. Selimi i Parë ishte një sulltan sunit turk që, në vitin 1514 sprapsi Perandorinë Perse të kohës së tij, të quajturit Safavidë. Pakica Alevi në Turqi, një sekt shiit paraardhësit e të cilës u përballën me zemërimin e Selimit, ka protestuar për emrin e urës. Ata e dinë që ai nuk ka dalë ashtu rastësisht. Sipas Enciklopedisë Britannica, Selimi I ishte sulltani Otoman (1512-20) që e shtriu perandorinë në Siri, Arabinë Saudite dhe Egjipt “dhe i ngriti myslimanët në udhëheqjen e botës myslimane”. Më tej, ai ktheu sytë nga lindja dhe iu kundërvu dinastisë shiite Safavide në Iran, e cila paraqiste një “rrezik politik dhe ideologjik” për hegjemoninë e Islamit sunit otoman. Selimi ishte i pari udhëheqës turk që shpalli se ishte njëkohësisht sulltan i Perandorisë Otomane dhe kalif i të gjithë myslimanëve.
Zëvendëspresidenti, Joe Biden, nuk fliste kot kur akuzonte Turqinë se po lehtësonte futjen e luftëtarëve të ISIS-it në Siri. Ashtu sikur ka nga pakëz “kolon izraelit” të Bregut Perëndimor në çdo izraelit, ashtu ka edhe nga pakëz ëndërr për kalifatin në çdo sunit. Disa analistë turq dyshojnë se Erdogani nuk ëndërron për ndërtimin e një demokracie pluraliste në Irak dhe Siri, por më shumë një kalifat modern sunit – jo të udhëhequr nga ISIS, por nga ai vetë. Deri atëherë, është e qartë se ai preferon më shumë ISIS-in në kufirin e tij, se sa një Kurdistan të pavarur. Siç shkruante Shadi Hamid, i Qendrës për Politikat e Lindjes së Mesme në Brookings, në një artikull për The Atlantic me titull “Rrënjët e Joshjes së Shtetit Islamik”: “ISIS e merr forcën prej ideve që kanë një jehonë të fuqishme mes popullsive me shumicë myslimane. Ata mund të mos bien dakord me interpretimin që i bën ISIS kalifatit, por ideja e një kalifati – entiteti politik historik që qeveriset prej ligjit dhe traditës islamike – është shumë e fuqishme”.
Në fakt, vëren studiuesi i Lindjes së Mesme, Joseph Braude, shumica e arabëve sunitë në Egjipt, Siri dhe Gadishullin Arabik në fundin e shekullit 19 “ishin kundër kalifatit të udhëhequr nga Turqia, që e kishin përjetuar. Ata thonë se ajo ishte një lloj force pushtuese”. Ishin grupet islamikë sunitë të shekullit 20, veçanërisht Vëllazëria Myslimane, që e ringjallën idenë, duke e idealizuar kalifatin si një reagim ndaj dobësisë së rajonit të tyre dhe “duke e futur në diskurin fetar”. Për ta përmbledhur, ka kaq shumë ëndrra dhe makthe që bien ndesh mes tyre, në mendjet e aleatëve të SHBA kundër ISIS-it në Lindjen e Mesme, saqë edhe Frojdi nuk do të kish qenë në gjendje të vinte rregull. Po të dëgjoni me vëmendje, nga këto ëndrra, ajo e jona – pra demokracia pluraliste – nuk është në krye të listës. Në Lindjen e Mesme ne duhet të mbrojmë ishujt e “mirësisë” – Jordaninë, Kurdistanin, Libanin, Abu Dhabin, Dubain, Omanin – nga ISIS-i, me shpresën që shembujt e tyre më të mirë një ditë do të mund të përhapen. Por unë jam skeptik që aleatët tanë të copëtuar, me shumëllojshmërinë e ëndrrave të tyre, mund të bien dakord për marrëveshje të reja të ndarjes së pushtetit për Sirinë apo Irakun, edhe nëse ISIS do të mposhtej.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Edi Rama foli me gjuhën e Mendu Thaçit

Next Post

Rruga e pajtimit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rruga e pajtimit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.