• Latest
  • Trending
  • All

Fotografi e zmadhuar

19/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Fotografi e zmadhuar

19/04/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Vladimir Myrtezai

Qyteti në veriperëndim të vendit, fotografuar në fantazinë dhe përjetimet e një fëmije, në zgjatimin e tij kishte fatin e një sfumimi të ëmbël e të shuar në abstragimin e butë të saj. Një diagramë çvendosëse në ruajtjen e çfazuar të një përpikmërie në përshkrim të këtyre dallgëve të fashitura në pafundësinë e vet. Ky kundërfakt në udhëtimin e numëruar mbrapsht unifikon këtë zhbërje nga fundi, që merrte e jepte shenja të mjafta esenciale nga ky qytet. Qe një flirt i fshehtë nga dashuri të konservuara si nënshtresa marrëdhëniesh diskrete.

Çfokusi e bënte edhe më të përgjithësuar e unikale tablonë, që më radhej e perëndonte shpeshtuar në sytë e mi. Shenjat virtuoze të përjetimeve me persona e personazhe mitike, të zmadhuara nga projeksionet e largëta, ruante në përskaj një traumë: atë se çfarë e kishte ngjizur ngjarjen.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Fashat e dritës, hedhur për të zbuluar këtë trup të ngrirë sa gjerë-gjatë, në një plastikë rrjedhëse nga më të çkoduarat për nga hepimi i dritës, sa nga njëra te tjetra situatë, që të jepte ndjesinë e strukturuar të një objekti për të zhbiriluar nga brenda gjithçka. Strukturat dhe arketipet masive në bashkëjetesë, me shkallët e analizës mendore të njerëzve, e bënte çdo gjë më të lehtë për të vendosur ritmet, kundër-ritmet dhe impasin e një ndodhie në lëvizje – jo të zakontë – nga njerëz jo të zakontë, dhe nga një kohë e rezervuar larg, si e mjegulluar. Çdo gjë shfaqej para meje me projeksionet e virgjëra e të freskëta, të stimuluara nga një shtysë e brendshme që mund të shkaktohet nga spazmat e kujtesës, që dekriptonin një akt në hallin e madh e të pandashëm njerëzor.

Më dukej gjithnjë si me dashje se fati më kish sjellë në këtë kuadrim natyror të zhvendosur në kohë, me qëllimin për të shënjuar me mprehtësi gjërat që i kisha parë dhe dashur në një kohë të përparme, si një lëndë e re e jetuar, ose si fatin që më takon, të cilin e vë në provën e parë si rrëfyes. Një dhuratë që të del përpara me aromat e materies së stampuar në sytë e mi, si një feksje e gjallë dhe e ruajtur e gjërave të prekura nga drita e parë.

Rrethinat e qytetit të Shkodrës qenë një kurorë e gurtë zallishtesh e rëre. Aty ku terreni ndeshej me praninë e zonave më të thella, ngjitej si pa kujdes nga ky lloj zhuri dhe e ishullonte krejtësisht qytetin, si për ta bërë edhe më të dukshme këtë lloj ndarjeje me qytetet e tjera më të afërta. Mendova se ky qe një faktor që, veçanërisht ky qytet, të qe i gjelbëruar mjaft dhe në një shumim të pavullnetshëm e të egër, ku njeriu dhe dëshirat sa vinin e zvogëloheshin. Qe një arsye bazë nga ku buronte ky natyralitet për jaret, për histori pothuaj misterioze në myshk e pjalm njerëzor, për një lloj evidence në kryherë, si faktor mbijetese me një bukuri të pashembullt. Gjithnjë e mendoja se qe kjo lloj harlisjeje e lirë e natyrës që i hiqte paksa prirjen dramatike dhe të ngulët historive të vetë qytetit të gazmuar. Ishte një veçanti e fotografisë së parë që shkrep njeriu, si përpara një të panjohure. Azhuri i mureve të gurta e fortifikonte edhe më rreptë qytetin.

Në mentalitetin e njerëzve qëmtohej lexueshëm në një formë shpërthyese e liberale një shprehje e kundërt e këtij shtrëngimi fizik, kur shpërthente muza e dëshirave të lira. Një lloj rikompensimi ciklik dhe i lirë, pa rregulla, por që sa vinte e i ngjante një sistemi fizik natyror, në një rend të zhdrejtë nga impulset e njerëzve në qytet.

Karakteri i rrethinave qe i ndryshëm, herazi i përshtatur nga modelimet e tij. Pjesa e sipërme e qytetit është disi më e gurtë dhe më e ashpër, ndërsa pjesa lindore shtrihej nga ranishte qarkuese të shtrira e melankolike, me shfaqje aty-këtu të zonave idilike. Grumbuj peshkatarësh që zhbënin kohën në kokërr të qejfit. Pjesa lindore qe e një natyre më të ngritur në volum dhe ndërpritej nga një lumë shumë i rrëmbyeshëm – lumi Drin. Në këtë zonë kish më pak peshkatarë dhe më shumë të papritura në lumë. Rrjedha e tij sikur rritej vazhdimisht, si një lajm që e frikësonte qytetin. Rrjedhat e ndërsyera të lumit në krahun juglindor ruanin edhe më shumë një tepri shkatërruese në kohë, dhe kish tashmë një qetësi të përkohshme me një rrezik në tentativë të marrë mbi vete. Pjesa tjetër në juglindje qe edhe më e komplikuar, pasi ishte një përzierje në bashkimin e dy krahëve të zhvilluar, dhe ruante aftësinë që të mund të takoje një peizazh e qytetarë të butë, të përshtatur disi më shumë e të urtuar ndaj mbarëvajtjes me të gjithën, natyrën e njerëzit bashkë. I pozuar nga vetë natyra e dyfishtë në këtë anë të qytetit, si me kast, ajo gëzonte një përzierje të dukshme mes të ardhurve dhe autoktonëve të hershëm, që kryenin zakonin e tyre ditor. Në këtë pikë bashkimi, në krah ngrihej kështjella e qytetit, që nga poshtë dukej se kish lëshuar bark mbi të. Shkurret dhe grumbujt e ulët të shelgjeve i jepnin kësaj rrethine dehëse një karakter më të fshehtë e intim, sepse ishte vendi ku shkëmbeheshin në natyrë marrëdhënie të fshehta njerëzore. Jo se nga krahët e tjerë nuk e ruanin këtë intimitet, por përkrahja natyrore qe më e afërt në këtë anë për të ndjellë vrunduj instinkti e reshje bashkimesh. Përballë këtij bregu shquhet edhe shtëpia e peshkatarëve: një ishullim i tkurrur e i gjelbër në mes të lumit, me një tensionim të butë, ku shëmbëllehej e gjithë kurora e dëshirave të gjuetisë. Njerëz në një afrim të dukshëm me gjojen dukeshin të heshtur, pa fjalë, si të largët dhe misionarë. Kjo panoramë e vjetër ravijëzonte një tjetër pohim të përsëritur pamor, pasi pjesa dërrmuese e qytetit kishte në hobitë e veta peshkimin me kallam apo me parangall. Kështu qyteti merrte një karakter edhe më hokatar në raport me bjerrjen shtatëpalëqejfeshe të kohës.

Më të çuditshëm ishin njerëzit e biçikletave, burra e gra në një dendësi të madhe fluturuese e të shpeshtë; formë e gjerë e rrezatimit përmes komunikimit në një ndikim ndjesish të raportuara në lëvizje vëllimesh në ajër. Raporti i personazheve bashkëngjitur biçikletës qe një tjetër përbashkim tipik i madh, që në të shumtë mund të shpjegonte raportet njerëzore, ku shumë shpesh dashuria për një send të përdorimit ditor merrte vlerën e një raporti njerëzor, në një stampim të zgjatur në kohë dhe modelime të shpejtuara takimesh. Këto bashkëngjitje etiketoheshin si shkurtime zhargon të zashme e tipizuese: Zija ting-tangu, Mazllum motor-java apo Malo gardalina, Dalip hallvatori, Menduh qimsi, Kut alltija, Mahir marmalata apo Vehbi boja e Nush sharabajka e kështu me radhë. Më kujtohet Fehto Jusi, ose Fehto Viberti, ngaqë qe një tjetër emblemë e stampuar e asaj kohe – shofer autobusi, vibertët e kuq të linjave nga veriu në qendër, një zanat në interes të lëvizjes halleshumë të njerëzve. Projeksioni i të rrëmuarit në pjesët e hershme zgjonte një tjetër mani tek unë: për t’i riparë të gjithë ata që shoqëruan fëmininë time dhe për t’i përmbledhur në sintezën e tyre të ngulët e ndikuese. Thellë-thellë qe një nga shkaqet për të më tërhequr edhe më tej në këtë korkolepsje të lënë pas udhëtimi për ta rrëfyer.

Pikërisht aty ku bashkoheshin dy korrente lumenjsh në rrjedhë, të shtrirë e ngjitazi në derdhje të përbashkët, bash aty ndodhnin pikëtakime të fshehta dashnorësh që në raste të përsëritura qenë marrëdhënie jashtë kurore. Pikëtakim si gjeografi ideale për një takim të fshehtë.

Fjala vjen, Shyretja qe një grua te të tridhjetat, që kish gjetur parajsën e fshehur jashtë shtratit bashkëshortor. Nga grua e dëshpëruar dhe e lënë mënjanë, papritmas kish zbuluar yllin e saj rrezatonjës: takoi lumtur binjakun e seksit tjetër; një takim që i shndërroi krejt jetën – një mrekulli qa ia kish rezervuar fati. Hamshori i saj qe një mashkull i dëshpëruar nga një martesë e dështuar. Ruzhdiu qe i ngazëllyer se si e kënaqte partnerja e tij. E shoqja i kish ardhur në majë të hundës. Raporti i tij me Shyreten qe traumatik dhe i hovshëm për nga epshet e larta. Ajo shkatërrohej në krahët e tij; shpërprishej me gërhama të pakontrolluara e zdërhallëse në puqjen e lartë. Kur ajo vinte ai kryhej në një përmbysje të zhurmët, sikur po i shkërmoqej nën vete një godinë betoni. Atë pjerrinë të rënies së përbashkët Ruzhdiu e konsideronte një nga takimet sublime që e sillte në vete. I siguronte ndjesinë që e realizonte të dashurën e vet dhe justifikonte egon burrërore. Ishte i bindur së brendshmi për mrekullinë e këtij binomi. Ruzhdiu mendonte se bota qe ndarë për fat të keq gabim. Nuk duhej shumë për të qenë i qetë e i kënaqur, përderisa Zoti i kish bërë dhuratë Shyreten. Kjo përputhje kishte një kimi magjike; domethënë, një alkimi.

Njëherë po plazhitesha në breg të lumit Buna, poshtë kalasë, në vijë të drejtë me ishullin e peshkatarit. Një rrypinë vend si i dyfishtë e i maskuar mirë nga një dyzinë dunash e shkurresh. Po mërxeja në diell mendime të kota me disa shokë të lagjes, kur nga mbrapa, në dunat e shkurreve dëgjoj një gulç rënkues të frikshëm, që fillimisht m’u duk si shkelje kallamishteje, e më pas si kacafytje me ndonjë kafshe të stërmadhe që hungërinte. Pas dy minutash dallova Shyreten që doli që andej duke iu marrë këmbët, sikur kish bërë mundje me dikë e mezi merrte frymë. E kisha parë nëpër lagje Shyreten dhe nuk më kish bërë asnjë përshtypje, por që nga ai moment, tek unë fitoi një përmasë të fshehtë, që e kisha dëshmuar konkretisht në një takim të fshehtë. Fakti që unë ia njihja këtë të fshehtë bëri që sa herë më shihte vjedhurazi në rrugë, ne të dy kishim privilegjin e një të fshehte që e ndanim në heshtje. Megjithëse nuk qe e bukur, ishte e bollshme dhe nganjëherë me dukej si një planet i harruar nga dashuritë; por, ja që në dëshpërimin e saj kish bashkuar dhe një tjetër energji: atë të Ruzhdiut, dhe kishte legjitimuar se mund të gjendej një shpresë për këdo që kërkonte një shpirt binjak në këtë dynja. Pjesa më e madhe e gjindjes e dinin se ata të dy kishin një lidhje, por fakti që ishin të martuar me partner të ndryshëm, e bënte më pak të përplasur këtë dalje nga shtrati – si një dramë e përsëritur bashkimesh të gabuara. Më pak se trishtueshme qe, sepse Shyretja nuk se ishte një femër konkurruese në përgjithësi, apo një pikëllim kolektiv që mbante vëmendje në qytet. Format e pleksjeve të shpirtit në qytet nuk ruanin ndonjë stereotip apo profil të caktuar. Ky qe një shkak që shumë lidhje ishin nga më të çuditshmet, dhe mjaft të fshehta e të ngarkuara me shkaqe banale realizimesh njerëzore. Për këtë arsye, më ngjante si baltovinë pa akte të ndara, me tërheqje dramatike. Nuk kish popull më të krahasueshëm e më me ngjyrim romantik se përbërja e njerëzve në qytetin verior Shkodër. Ngjante me një stil grumbullimi njerëzor disi ndryshe me çdo qytet tjetër. Humor dhe aftësi të çuditshme për të mos i marrë me përkushtim të tepruar e me ngjyrime reale ngjarjet që aksidentonin hapësirat e opinioneve në qytet. Ky qytet kish një ngazëllim religjioz të mjaftë, sa për të dalluar ndryshimet mes tyre dhe një dritë pavendosmërie e humori deri në shpërbërje të çdo solemniteti. Një ajër vibrues deri në mosbesim për t’i dhënë tonalitete të larta rregullave, apo epikes së këtyre grupimeve. Të vetmit që i jepnin një tonalitet të tillë solemniteti qenë vetëm shkrimtarët mediokër, që mbinin përngaherë si bimët aty-këtu nëpër këtë qytet, me një orientim të vetëdeklaruar të statusit të tyre. Por, e vërteta e gjallë në jetën e përditshme qe një tjetër dëshmi e distancës dhe aromës së çlirët, me atë lloj jete të fosilizuar dhe të projektuar në konceptimet letrare e të deklaruara intelektualiste të atyre që krijonin.

Një gjak ballkanas rridhte në damarë, i mjaftë për fluturime imagjinare. Por, mendova se ndoshta ishte një periudhë që i kish zilepsur në një dalje disi të molepsur me skemat e kohës. Historitë e përditshme, të fotografuara si zmadhime të realitetit, qenë me vlerë në një tjetër fazë pjekurie. Në çastet e fotografimit ato kishin mbarsjen, shijen, aroma dhe formatin e një çasti për të mos e lënë të zhduket. Më vonë ato u shndërruan në një emulsion të gatshëm për të qartësuar lëkurën njerëzore në shfaqje e sipër. Ndodhte shpesh që detaje apo kënde të stratifikuara bëheshin pjesë e interesit tim, dhe jo vetëm kaq, por në njëfarë mënyre një materie e çmuar në këto dhoma të mendjes.

Dalja nëpër periferi ka qenë në rrjedhë të një karakteri eksperimental e të trazuar. Hedhja në situata të rastësishme e të paprogramuara, ka bërë që në jetën time të hynin pa radhë gjendje shpirtërore nga më të ndryshmet. Njerëzit janë unikë për nga natyra e tyre dhe për nga rrethanat që e shquajnë njollën e qenies. Për këtë arsye asnjëherë nuk e kam kuptuar se si në krijime shkrimtarësh standardizoheshin në tipa e karaktere të stisura. I bindur tashmë se çdo gjë qe e derdhur në rrugë e kudo, me natyralitetin si lëndë për të rrëfyer, për të mbështetur hipoteza apo treguar njerëzisht atë çfarë të ndodh poshtë këmbëve të tua. Një realitet i muzikuar nga muzat e dëshirave të thjeshta, i pasforcuar, thjeshtë, në një zmadhim të dëshirës për një shenjë besnike, të vërtetë. Një ngjashmëri mes jetës dhe artit, për ta shtruar e vendosur në dhomën e errët të qenies në botë dhe kaq.

Previous Post

7 tipologjitë e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit

Next Post

Azilkërkuesit shqiptarë, probleme në 8 shtete të BE, rrezikohen vizat

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Azilkërkuesit shqiptarë, probleme në 8 shtete të BE, rrezikohen vizat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.