• Latest
  • Trending
  • All

7 tipologjitë e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit

19/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

7 tipologjitë e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit

19/04/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Alfred Lela

‘Të fortët’ ose mesatarët e të gjitha mesatareve

Me ‘të fortë’ mund të kuptosh dy tipologji të kandidatëve të paraqitur nga partitë politike në garën e zgjedhjeve vendore. I pari lloj është ai që e ka kapur skenën me anë pasurish të vëna nëpërmjet trafikut, vjedhjes, përdorimit të forcës apo çdo forme tjetër të kundraligjshme. Të tillë i gjen në Parlament, por edhe si stolisës në listat e saposhpallura të kandidatëve për bashkitë e vendit. Lloji i dytë i ‘të fortit’ është ai që mund të etiketohet si mesatarja e të gjitha mesatareve. Domethënë dikush që nuk spikat në asgjë, por është ngapak në të gjitha. Pak kodosh, pak trim, pak i zgjuar, pak i njohur, pak i paturp, pak gentleman, e me radhë. Këto tipare në pakicë, të gërshetuara, përbëjnë të preferuarin e partive politike. Këta i bëjnë të mundura fitoret aty ku ngjajnë të pamundura edhe humbjet me nder. Ata u sigurojnë partive akses lokal dhe burime financiare që në kushte normale kërkojnë vite për t’u akumuluar. Provinca e re e Shqipërisë, ajo e dalë nga tranzicioni, përshtatet me këtë tip kandidati. Ai është fitimtari në një varg ditësh që ofrojnë kryesisht humbje, monotoni dhe mizerje. Partitë, gjithashtu të mjera, e kanë kapur këtë antropologji.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Të pavarurit ose ish-partiakët e pakënaqur

Të pavarurit janë, në masën më të madhe, ish-partiakë të pakënaqur me partitë e tyre. Tirana ofron dy raste ilustruese: Gjergj Bojaxhiun dhe Arben Tafajn, që të dy buzëvarur me partinë Demokratike. I treti, Sazan Guri është një Don Kishot i së gjelbrës, por nëse origjinali kërkonte shkatërrimin e mullinjve të erës, dytësi ynë është në ethen e ngritjes së tyre dhe të kauzës Go green. Të pakënaqurit e dalë më vete nuk duhen parë megjithatë me paragjykim. Ata i shtojnë dhe jo i heqin demokracisë. Nëse dëmtojnë dikë, kjo është njëra nga palët e mëdha politike, por jo elektoratin. Ata janë një shtysë që të pakënaqurit në opinion, ata që përndryshe do të abstenonin të mos e djegin votën e tyre. Një valvul shkarkuese pra që kongjestioni i pakënaqësive ndaj sistemit të mos shndërrohej në revolucion. Kësisoj ata janë bij të evolucionit dhe mbrojtës të tij.

Ish-kryekomunarët: me formulën e re si rishpiken rrotat?

Komuna është ‘fshirë’ si njësi administrative pas ndarjes së re territoriale. E ç’mund të ndodhte me ata qindra kryekomunarë të Shqipërisë, të cilët sundonin në pothuajse çifligjet e tyre duke hequr osh ndjesinë e gjithëpushtetshmërisë? Një pjesë e tyre, ata më të shkathëtit, ata mesatarët e të gjitha mesatareve iu bënë liane idesë se mund të shndërroheshin në kryetarë bashkish. Disa prej tyre iu është besuar kjo sfidë. Disave ndër këta disa do t’u buzëqeshë fati sepse bashkitë që kërkojnë janë qytete të mpakura që nuk kanë më shumë banorë se komunat, e shtrira në disa fshatra, që ata drejtonin. Të drejtën e paragjykimit nuk do t’ia heqin dot megjithatë asaj grigjës qytetëse, votën e së cilës do të kërkojnë. Do të jetë një eksperiment i hatashëm social përimtimi i pranimit dhe i refuzimit të këtyre bajraktarëve të vegjël, të cilët bien në çarshi pa shumë dijeni për urbi et orbi. Por, me galdimin e zakonshëm që i jep syrit mundësia për plaçkë e territore të reja e të zgjeruara.

Gratë, Hirushet në kërkim të këpucës politike

Dymbëdhjetë, sa apostujt, është numri i grave në garë për 61 vende në krye të bashkive të vendit. Vetëm 2 u përkasin Demokratëve të qendrës së djathtë, Grida Duma për Durrësin dhe Voltana Ademi për Shkodrën. Dhjetë të tjerat janë të së majtës, përfshi këtu edhe një të PDIU, parti që kaloi nga e djathta në anën tjetër. Më e spikatura ndër to është Grida Duma e PD, një grua me pak vite angazhim politik, por që i kanë mjaftuar për të qenë ylli i ri i së djathtës. Spikama e garave, edhe atyre që përfshijnë burrat, i shkon Shkodrës. Aty dy gra, Voltana Ademi deputete e PD dhe Keti Bazhdari biznesmene që konkurron nën shenjën e PS, do të kërkojnë skeptrin e bashkisë më të rëndësishme të veriut dhe një prej qendrave të mëdha urbane të vendit. Të tjerat janë pothuajse të panjohura për publikun kombëtar, përjashto një njohje me pakicë të Adelina Faricit, kryebashkiakes socialiste të Burrelit, që garon për herën e saj të dytë në bash të punëve të qytetit verior. Aktualisht vetëm një qytet, Burreli, qeveriset nga një grua. Një qytet tjetër, sërish verior, do të jetë nën patronazhin e një gruaje sidoqë të shkojnë punët: Shkodra.

Deputetët, a po bëhet periferia qendra e re?

Fakti që disa deputetë kanë preferuar t’i largohen qendrës për t’iu afruar periferisë, tregon shumë për natyrën e pushtetit. Ai kërkon të vetëshprehet me anë të mjeteve të cilat të çojnë te synimet. Këto të fundit mund të jenë disa, por ekonomiket janë sundueset. As thjesht e as bukur nuk është, por jetojmë në epokën e babëzisë. Ndarja administrative e vitit të kaluar u ka dhënë bashkive të reja, pjesës më të madhe, më shumë burime e fonde. Më shumë territor dhe rrjedhimisht edhe më shumë peshë politike. Për këto arsye kryebashkiakët e ardhshëm mund të shihen edhe si guvernatorë apo kryeministra në miniaturë. Një tjetër motiv që i shtyn deputetët të lënë mandatin për bastin e një gare lokale së cilës nuk i dihet rezultati, është edhe largësia e tyre me aulat ku merren vendimet. Vetëm pak deputetë në të dy krahët janë afër me qendrat e pushtetit. Të tjerët janë një ndër 5 apo 6 deputetë të zonës së tyre apo një ndër 140 anëtarët e Kuvendit. Të parët e fshatit, në kushte të tilla, merr vlerë.

Renegatët, tregtarë flamujsh me pakicë

Tregtar flamujsh, për të cituar Ernest Koliqin, mund të quhen ata kandidatë që kjo garë për zgjedhjet vendore të 21 qershorit i gjen nën ngjyrën e dytë apo të tretë partiake. Dy janë mundësitë: ose ata nuk bëjnë dot pa pushtetin, ose zgjedhësit nuk bëjnë dot pa ta dhe partitë nuk i kuptojnë. Në kësi kushtesh ata, tribunë të vegjël të vegjëlisë, për hir të interesit publik ndërrojnë parti, por kurrë dashurinë për popullin (!). Këta personazhe, të njëqind flamujve e të asnjë bese, janë më piktoreskët ndër tipat e kandidatëve. Ata i mbështjell ajri i kopukëve dhe përunjësia e shenjtorëve të rremë; janë të leshtë për të kuptuar shumë gjëra, por e nuhasin aromën e hollë të forcës dhe pushtetit edhe në një dhomë ku sundon duhma e djersës; ata janë parapolitikë, por në të njëjtën kohë zanatçinj dhe për këtë nuk u duhet asnjë profesion apo art. Mbi të gjitha, e dinë se renegatët e paguajnë një ditë, por paguhen më shtrenjtë se të gjithë.

Intelektualët; edhe listat peticione janë?

Në fillim është e ndershme të shtrohet pyetja: a ka intelektualë në listat e partive për zgjedhjet e 21 qershorit? Nëse marrim si masë paradigmën sockomuniste, sipas së cilës kush mbaron një shkollë të lartë është intelektual, përgjigja është afirmative. Nëse na prin një prej formulave të fjalorit Merriam-Webster në lidhje me konceptin intelektual, na del se i tillë është dikush i përfshirë në veprimtari që kërkojnë përdorim krijues të intelektit. Të këtillë kemi pak ose aspak. Partitë politike në Shqipëri kanë futur në punë një koncept shumë efemer për intelektualin, duke konsideruar më së shumti paradigmën sockomuniste të para viteve ’90. Kjo mendësi (totalitariste) ka prodhuar një dramë në raportet inteligentsia-politikë në vend. E shpreh këtë më së miri anekdota se kryeministrat shqiptarë i marrin në punë këshilltarët për t’i këshilluar. Apo rasti tjetër fatkeq: ai i peticioneve politike për të cilat gjenden gjithmonëintelektualë të grupit të gatshëm në të dyja anët?

Previous Post

Stefan Çapaliku rrëfen përvujtninë

Next Post

Fotografi e zmadhuar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Fotografi e zmadhuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.