Një foshnje është goditur me thikë 14 herë dhe është varrosur i gjallë me fytyrë poshtë në një gropë rreth 20 centimetra të thellë.
Foshnja, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i varrosur në një fushë në provincës Khon Kaen në Tajlandë, në shkurt të këtij viti.
Ai u gjet nga 53-vjeçarja Kachit Krongyut, e cila po kulloste lopët kur dëgjoi zërin e vogëlushit. Pas kësaj, ajo vuri re se një gropë ishte hapur. 53-vjeçarja nisi të gërmojë dhe fillimisht pa këmbët e fëmijës, të cilin e çoi në spital pasi e nxori nga gropa.
Mjekët e spitalit “Wangyai” në Tajlandë, shkruan “thejournal.ie”, thanë se fëmija kishte shenja të abuzimit fizik dhe se ishte goditur disa herë me thikë.



















