Si shumë shqiptarë të tjerë emigrimin e ka provuar edhe drejtuesi i një institucioni kushtetues. Bujar Leskaj, kreu i KLSH, shkruan në formularin e vetëdeklarimit të ligjit për dekriminalizimin se ka punuar në emigracion në Athinë, në periudhën 1991-1993.
Por 10 vjet më vonë, në vitin 2004, ai e ka parë veten student në SHBA. E më pas, në 2005, student në Gjermani. Në këtë vit ai u zgjodh edhe deputet i PD-së për Vlorën.
Njësoj si Leskaj edhe kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se ka qenë emigrant në Greqi për disa vite, e më pas është kthyer në Shqipëri.
Ndërsa surpriza tjetër ka ardhur edhe nga Presidenti Bujar Nishani. Ky i fundit në formularin e dekriminalizimit ai ka deklaruar se në rininë e tij, gjatë shkollës së mesme ka pasur mbiemrin Mehmeti.
















