Një punëtor nga Ferizaj ka humbur jetën dje aksidentalisht. I riu i moshës 25 vjeçar, ndërsa po punonte në një ndërtesë, në rrugën “Salih Çeku”, rreth orës 16: 35 ka rrëshqitur nga skela dhe ka rënë në tokë.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe togeri i policisë Agim Gashi i cili tha se ky punëtor është dërguar në urgjencën e Spitalit të Ferizajt, por atje vetëm se është konstatuar vdekja pasi ishte shumë vonë për ndërhyrje.
Gashi tha se ende nuk janë të njohura shkaqet se si ka ndodhur aksidenti dhe se Policia është duke e hetuar rastin.














