Pas mbylljes së përkohshme të punimeve në seancën plenare, Kryeministri Edi Rama është larguar kokëulur nga Parlamenti.
Ai u rrethua nga gazetarët dhe u pyet me interes se çfarë po ndodh me reformën në drejtësi.
Ndërkohë, Rama me kokë ulur dhe buzëqeshje të sforcuar nuk u ktheu asnjë përgjigje gazetarëve dhe u largua pa folur, i rrethuar nga rojet e tij.


















