“Unë shpresoj që të gjendet. Kjo që po ndodh është qesharake, klasë politike e papërgjegjshme. Të jesh anëtar i Parlamentit. Kjo që ndodhi dy ditët e fundit është e turpshme. Shpresoj që të kalojë.
Rëndësi ka që të kalojë. Unë do të votoj çdo rast. Kam ardhur për të votuar sot, kam 6 muaj që pres. Do të votoj reformën në drejtësi pa kushte.
Klasa politike gjen marrëveshje për të mos u marrë vesh. Kjo ka krijuar neveri te komuniteti ndërkombëtar. Ky parlament i ka të numëruara orët për fat të keq. Mirë do ishte që reforma në drejtësi të votohet me 140 vota, nuk e di do ndodhi apo jo”, tha deputeti i PS Ben Blushi.















