Një kamion i drejtuar nga një shqiptar, që transportonte shampo, sapunë të lëngshëm, deordorantë, dhe kremra të ndryshme, është përmbysur rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën A14 në Itali, pranë Forlit.
Shqiptari 48-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar për në spital, ndërsa ngarkesa është derdhur në rrugë, shkruajnë mediat italiane.
Aksidenti ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës, duke sjellë trafik të rënduar, deri në 7 kilometra, që u normalizua rreth orës 10, shkruan La Repubblica.

















