“Sikur të ishim duke thithur drogë në vend të kafesë, unë me Pandin p.sh, pastaj shtrojmë dreka me gjakun e popullit, pastaj në darkë numërojmë me makina paratë se nuk i numërojnë dot me dorë, atëherë këta duhet të ishin në revolucion për të votuar reformën në drejtësi”.
Kështu është shprehur kryeministri E di Rama gjatë Forumin e Gruas Socialiste, duke iu përgjigjur akuzave të demokratëve.
“Nuk kërkojnë këtë, kërkojnë që si t’i rregullojnë gjërat dhe gjërat mos ndryshojnë. Nëse ne do ishim kjo banda, parafytyroni ju si mund t’i kishim përdorur gjyqtarët dhe prokurorët, mund të dënonim çdo shenjt. Shikoni ç’po ndodh në gjykata, goditet qeveria, interesi publik pa asnjë gajle dhe kjo është arsye. Dhe e fundit si ka mundësi që organizata jonë kriminale është e mikpritur në Bruksel, Washington dhe në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti dhe mbështet 100% nga ekspertët për reformën në drejtësi? Si ka mundësi që organizata kriminale do atë që do Amerika dhe Bashkimi Europian? Si shpjegohet?”, shtoi Rama.















