Për të, burgu ishte më mirë se sa bashkëjetesa me gruan e tij. 37-vjeçari shqiptar Durim Bahja (në foto), një ditë më parë vendosi që të thyejë dy herë arrestin shtëpiak për shkak se nuk e duronte dot bashkëshorten e tij, raportojnë mediat italiane, përcjell Syri.net.
Mëngjesin e së martës, një makinë policie mbërriti në rrugën Carlo” Marx” të Pratos, me kërkesën e shqiptarit që banon aty pranë, i cili kishte dalë në rrugë. Ai kishte marrë në telefon 113-ën (policinë) duke u thënë se kishte braktisur arrestin shtëpiak.
Pasi, u shoqërua në stacionin e policisë, shqiptari, ndaj të cilit ishte marrë masa e sigurisë së arrestit shtëpiak për vepra penale të lidhur me drogën, u denoncua në gjendje të lirë për shmangie të kësaj mase dhe u urdhërua që të kthehej në banesë.
Por, pasdite, ai shkoi vetë në stacionin e policisë duke thënë se nuk donte të kthehej më në shtëpi dhe se ishte i gatshëm të kryente ndonjë krim për të përfunduar në burg.
Kërkesa e tij u plotësua. Duke pasur parasysh, shkeljen e përsëritur të masës së arrestit shtëpiak, shqiptari u arrestua, raportojnë mediat italiane, përcjell Syri.net.
Por, Durim Bahja, i mbrojtur nga avokati Giuseppe Bonfante, doli sot para gjykatësit i cili dha ndaj tij masën e detyrim paraqitjes. ra, me fjalë të tjera, e dërgoi sërish në shtëpi, ku do të takojë gruan e që nuk e duron dot, me të cilën ka dy fëmijë.
Megjithatë, situata do të zgjidhet në mbrëmje, pasi gruaja ka në plan të largohet me pushime bashkë me dy fëmijët.















