Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës rreth orës 17:00, të ditës së sotme.
Siç shihet në fotografi, një makinë është rrokullisur komplet në mes të rrugës, derisa ende nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të zhbllokuar trafikun pas aksidentit.


















