Albana Hasani është punonjësja e policisë me gradë komisare që humbi jetën dje fatkeqësisht në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Gjirokastër – Tepelenë, ku mbetën të vdekur edhe dy fëmijë.
Një fuoristradë me targa të Kosovës dhe një furgon me pasagjerë u përplasën duke shkaktuar tre të vdekur dhe 7 të plagosur.
Këta të fundit u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.















